Eko Higjiena

Mbi 1 milion euro investime në infrastrukturën rrugore në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ministri në detyrë i Infrastrukturës Lutfi Zharku dhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri nënshkruan memorandum mirëkuptimi, për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Gjilanit.

Qëllimi i këtij memorandumi është financimi i projekteve infrastrukturore si dhe përcaktimi i obligimeve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Gjilanit për asfaltimin e disa projekteve.

United Hospital

Sipas kësaj ujdie, MI-ja obligohet të sigurojë mjetet financiare për realizimin e këtyre projekteve, ndërsa Komuna e Gjilanit obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit të projekteve, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.

Duke u bazuar në marrëveshjen në fjalë, MI do të financiojë këto projekte në vlerë prej 1 milionë e 380 mijë eurove./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.