UBT

Kurti për Danas: Serbia dëshiron bosnjëzimin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

“Pas debaklit që pësoi partia e tij, PDK-së, në këto zgjedhje, presidenti Hashim Thaçi është duke u përpjekur për të kompensuar mungesën e legjitimitetit qytetar “nga poshtë” dhe legjitimitetin ndërkombëtar “nga lartë”, kështu thotë në një intervistë për Danas, i nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti.., transmeton “Zeri.info”.

Themelues i LVV-së, duke komentuar takimin e djeshëm joformal të presidentëve të Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçic dhe Hashim Thaçi në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së Federica Mogherini, ka pyetur nëse ata ndoshta e kanë përfaqësuar “jo aq shumë Kosovën e Serbinë, sa secili prej tyre vëllanë e tyre prej nëne e prej babe, që janë bërë pasanikë shumë të mëdhenj të mafisë ballkanike”.

Duke folur për qeverinë e re të Kosovës dhe mundësinë që Ramush Haradinaj nga koalicioni PAN të bëhet kryeministër, Kurti ka potencuar se nëse shumica e re parlamentare do të varej nga Lista Serbe, “rrjedhimisht nga Vuçiqi”, atëherë qeveria do të ketë dy kryeqytete, Prishtinën dhe Beogradin, që do ta çonin Kosovën në një krizë të madhe politike.

Uji Dea

“Lista Serbe është dorë e zgjatur e qeverisë së Serbisë e cila më shumë i bën avokatin Beogradit zyrtar, sesa serbëve në Kosovë. Funksionojnë si staf i ambasadës së Beogradit në Kosovë, e jo si politikanë që përfaqësojnë serbët në institucionet e Kosovës”, ka shtura Kurti

Ai po ashtu ka theksuar se dialogu i deritashëm me Beogradin në Bruksel nuk ka vënë asnjë kusht për Serbinë, “por është biseduar për punë të brendshme të Kosovës”.

“Prandaj, rezultati s’ka mundur të jetë i drejtë. Përse atëherë s’kanë biseduar edhe për Preshevën, Bujanocin e Medvexhën: Në parim, nuk jemi kundër dialogut, por jemi kundër dialogut pa parime, i cili Kosovën e ka kthyer në një temë agjendën e së cilës e cakton Serbia”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.