Uji Dea

KFOR’i amerikan trajnon zjarrfikësit e Gjilanit për dhënien e ndihmës së parë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Një trajnim dyditor është mbajtur për pjesëtarët e zjarrfikësve dhe shpëtimit të Gjilanit nga ana e KFOR’it amerikan, me qëllim të përgatitjes sa më profesionalisht për dhënien e ndihmës së parë.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ensar Kadriu, ka shprehur falënderim për KFOR’in amerikan për këtë trajnim, ndërkaq ka thënë se pjesëtarët e zjarrfikësve kanë përfituar jashtëzakonisht shumë nga eksperienca dhe njohuritë e tyre.

Uji Dea

“Unë besoj shumë që zjarrfikësit tanë, njohuritë e marra nga ky trajnim, do t’i implementojnë në terren, duke i dalë në ndihmë qytetarëve të Gjilanit në çdo kohë”, tha Kadriu.

I pari i drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim i Gjilanit ka paralajmëruar edhe realizimin e trajnimeve të tjera gjatë muajve në vijim./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.