Uji Dea

Gjilani gati për fushatën e korrje – shirjeve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit i ka bërë të gjitha përgatitjet që fushata e korrje-shirjeve gjithandej territorit të komunës të kaloj sipas planifikimit.

Kështu ka bërë të ditur sot drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, gjatë takimit me pronarët e autokombanjave të kësaj komune, numri i të cilëve sivjet është 68.

Drejtori Ramadani ka thënë se komisioni ka vizituar të gjithë pronarët e autokombajnave me qëllim të verifikimit nëse ata janë të gatshëm për fillimin e fushatës së korrjeve për këtë kohë dhe presim që të bëjmë hapjen e fushatës, në momentin që vlerësohet nga komisioni se gruri në arat e Gjilanit është i pjekur në standardin e kërkuar.

“Bashkë me komisionin përkatës kemi vizituar autokombajnerët, të cilët fushatën e korrje-shirjes do ta përmbyllin për rreth dy javë pune nëse edhe kushtet klimatike do të jenë të favorshme. Kemi kërkuar të gjitha përgatitjet në aspektin teknik të kombanjave në mënyrë që korrja e drithit të bëhet sipas standardeve. Edhe këtë vit Ministria e Bujqësisë ka rekomanduar çmimin prej 100 euro për një hektar. Fushatën do ta hapim me t’u plotësuar kushtet që janë primare për fillimin e kësaj fushate, siç është pjekja e grurit dhe kushte te tjera të domosdoshme”, ka thënë Ramadani.

Mobi Casa

Më tej Ramadani ka thënë se edhe pikat grumbulluese këtë vit janë të mjaftueshme dhe presim rendimente të mira të bukës së motmotit.

Ndërsa nga ana e tij drejtori Ensar Kadriu, ka kërkuar një kujdes të veçantë nga autokombajnerët dhe të gjithë fermerët që të kujdesen për zvogëlim të rasteve të zjarrit, duke potencuar faktin që viti i kaluar ka shënuar raste minimale të zjarrëvënies fushore.

Ndërsa në emër të komisionit ka folur Nehat Ibrahimi, i cili ka prezantuar domosdoshmëritë e pjesëmarrjes së kombajnerëve në fushatën e korrje-shirjeve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.