Kontributi i Shotë Galicës në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare (1915-1927)
Nga Sabile Keçmezi-Basha – Në vitet e fundit të shekullit tetëmbëdhjetë dhe kur shekulli і ri po përgatitej të futej në binarët e historisë, populli shqiptar anekënd tokave të veta bënte kryengritje gjithëpopullore për liri dhe pavarësi. Si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri nënat shqiptare rritën bijtë dhe bijat e tyre, duke iu kënduar këngë trimërie dhe duke і mëkuar me taban kombëtar. Në fshatin Radishevë, në familjen e Halil Sejdisё, me krisma pushkësh u lajmërua lindja e fëmijës së shtatë kur, pas gjashtë djemve, u lindi vajza e vetme, e kjo ishte ajo e veçanta për fshatarët e Radishevёs, se lindjet e vajzave nuk u pritnin me krisma pushkësh, ama lindja e kësaj vajze ishte gëzim і madh. Vajzën e porsalindur e pagëzuan Qerime, që më vonë në histori do të njihej me emrin “Shotё”, për hir se, si fëmijë, ishte trupshkurtër e topolake.
Shotë Galica u lind më 1895 në fshatin Radishevё të Drenicës dhe jetoi deri në vitin 1927, kur vdiq në fshatin Dёrventë të Shqipërisë, në një varfëri të thellë, e injoruar nga pushteti і atëhershëm shqiptar. Në shikim të parë, e tërë kjo jetë ishte një segment і shkurtër në dimensionin kohë, por ishte edhe më і shkurtër në hapësirën jetësore të një gruaje luftëtare, që bëri shumë për atdheun e robëruar. Sado e shkurtër kjo pjesë e jetës, me të madhe u ngjyros me dhembje e dramë.
Derisa shoqet e saja bënin një jetë krejt tjetër fare, Shota e re, do t’i nënshtrohej entuziazmit të shpirtit kryengritës që nuk duronte dot prangat e robërisë shekullore. Shpirti і saj і trazuar nga padrejtësitë e shumta që u bënin mbi popullin e saj, e shtynin drejt majave të idealeve më fisnike, por herët pëson zhgënjime të hidhura, që na ngelin dëshmi në histori. Përherë buzë greminës, ajo me rrezikun jetoi binjake.
Fëmijëria e Shotës, shikuar në vija të përgjithësuara, nuk dallon shumë nga fëmijëria e shoqeve të saja. U rrit në skamje e varfëri, mirëpo e rrethuar me dashuri të madhe nga rrethi familjar. Babai Halili jo që nuk do ta veçonte nga fëmijët e tjerë – djem, bile – bile në momente të caktuara, Shota e re ishte e privilegjuar nga vëllezërit e saj.
Me kalimin e viteve, Halil Radisheva e merrte me vete, dhe pa asnjë droje e futi në odën e burrave, ku u mblidhnin dhe këmbenin mendime burrat më të nderuar e më të mençur të fshatit, ku shtruar bisedonin për robërinë dhe zullumet serbe, që u bënin në atë kohë. Rast і rrallë ishte për femrën që të futej në odën e burrave, por ndoshta bash kjo ndikoi që, ajo si e re të brumohet me dashuri ndaj atdheut, dhe me urrejtje të pa përshkruar ndaj okupuesit. Ajo, me plisin e bardhë në kokë, dhe me tirqit e zi e me gajtan, veten e ndjente të barabartë me të tjerët. Kushdo që e njihte Shotën e Halil Radishevёs, ndaj saj ndjente respekt që і impononte me fisnikërinë, urtësinë dhe mirësjelljen e pashoqe që kishte.
Më 1915, në qershor, ajo ishte martua me Azem Galicёn. Bashkë me martesën, Shota fillon një etapë të re të jetës nusërore, me plot beteja dhe me plotë sakrifica. Në ndërkohë xhandarmëria serbe zbulon ikjen e Azemit nga burgu. Me këtë rast ata ndërmarrin një ekspeditë ndëshkuese nëpër fshatrat e Drenicës. Dhe, qëllimi dihej. Arrestimi і sërishëm і Azem Bejtёs. Xhandarmëria e ushtria serbe, me një armatim të rëndë rrethojnë fshatin, ndërsa shtëpinë e Azemit e sulmojnë ca xhandar duke menduar se nxënia e Azemit do të jetë një punë e lehtë.
Ata u gabuan. Nga dritaret e kullës u dëgjuan krismat e para. Azemi e Shota si dy luftëtarë të regjur qëllonin xhandarmërinë serbe. Nëna Sherife, në këtë përleshje tregoi heroizëm të rrallë, duke і ndihmuar me fishek dhe duke і përkrahur e nxitur në qëndresën për mbrojtjen e shtëpisë dhe të fshatit. Pas ca orësh luftimi, xhandarët filluan të tërhiqen, duke і bartur të vrarët dhe të plagosurit e shumtë me vete. Për Shotën kjo përleshje ishte takimi і parë me forcat serbe, e që në jetën e saj nuk do të jetë edhe e fundit.
Prej kësaj përleshjeje, për Shotën, pushka do të jetë pjesë e pandashme e trupit dhe qëndrimi і mëtutjeshëm në fshat për Azem Bejtën, do të jetë і rrezikshëm, ngase ekzistonte mundësia që ekspeditat serbe do të kthehen përsëri. Rreziku і njëjtë і kërcënohej edhe nuses Shotë. Nënë Sherifja duke і parë dilemat e të birit, rreth marrjes së Shotës me vete, ajo në mënyrë kategorike kërkoi që me të të nisej edhe Shota. Vetvetiu shtrohet pyetja, pse nëna e Azemit veproi kështu. Nga shpirtmadhësia, apo më shumë nga dashuria që ndjente për nusen e re. Ajo, ishte e vetëdijshme për fjalët që do të qarkullonin në fshat për daljen e Shotës në mal, por nuk e lodhte kokën ngase Azemi ishte biri і vetëm і saj, dhe nuk donte të rëndonte gjendjen e të birit, që qëndrimi і Shotës, apo edhe eventualisht і Azemit të jetë shkak për bastisje, sulme e vrasje të reja në atë trevë.
Ajo, nëna Sherife edhe njëherë dëshmoi se sa e mençur e trime ishte. Mirësjellja e saj ishte shumë domethënëse për të kuptuar mërzinë e saj për të birin, shqetësimet e kohës dhe të jetës së nënave shqiptare, dhe gjithsesi ndikimin e ngjarjeve të stuhishme që e vërshonin Kosovën.
Në këto rrethana të robërisë, plagët e atdheut do të zgjerohen, vuajtjet do të thellohen me një ritëm të paparë, ndërsa, pezmi te masat e gjëra popullore po і afrohej pikës së vlimit. Secila heshtje dhe secili veprim në atë kohë të linte përshtypjen e thellë të pasigurisë të okupuesit. Andaj, vihet në përfundim se nëna Sherife ishte ajo që, pati ndikim vendimtar për daljen e Shotës në mal. Pa e pyetur askënd, ajo nga arka nxori një palë rroba burrash, і ofroi Shotës, duke і uruar rrugë të mbar dhe “të prift pushka, o trimëreshë e nënës”, і tha në ndarje. Qysh atëherë, lufta për liri, u bë jeta e Shotës. Pa hezituar, rroku pushkën dhe hyri në vallen e luftës së gjatë, të ashpër dhe të pamëshirshme, ku dominonin vetëm rregullat e forcës.
Shota, duke i parë sulmet barbare të okupuesve të ndryshëm, Atë, e nxitën në radhë të parë traditat e lashta në lufta për lirinë e vendit, të kultit për nderin e familjes, të shpirtit të lart të vetë sakrificës, virtyte këto të vëna në pah nga çdo njohës і mirë і traditës së popullit shqiptarë. Shota në këtë kontekst nuk përfilli ligjet kundër pushtuesve serbë, austro-hungarezë e bullgar. Ajo mori pjesë në mbi 40 aksione të rëndësishme luftarake kundër armikut. Kundërshtoi ashpër politikën e dhunës e të terrorit të regjimit shovinist të Beogradit ndaj popullit shqiptar. Kundërshtonte shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre.
Më 1919 mori pjesë aktive në kryengritjen e Rrafshit të Dukagjinit. Më 1922-1923 me një heroizëm luftoi për mbrojtjen e “Zonës Neutrale” të Junikut, e cila shërbente si bazë për kryengritjen e Kosovës e të Malësisë. Në korrik të vitit 1924, mori pjesë në mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës (Arbanisë së Vogël). Nga të gjitha këto që u thanë më lartë, vlen të veçohet një aksion, që Shotë Galica e planifikoi dhe e realizoi vetë pa u konsultuar me Azemin.
Ishte viti 1920. Kohë vere. Nëna e Azemit s’bashku me anëtarët e tjerë të familjes prej vitit 1915, prej se ishte zhvilluar aksioni і parë і Shotës me xhandarmërinë serbe, ata më nuk qëndruan në shtëpinë e tyre, por u vendosën nëpër fshatrat e Drenicës, te të afërmit dhe shokët e Azemit. Mllefi і armikut sa vije e shtohej, pasi nuk mundte të asgjësonte Azemin dhe qetën e tij, vendosi t’ia zhdukte familjen. Më 1920, nënë Sherifja me anëtarët e tjerë të familjes ndodhej në Dubofc te Shaban Prebreza, xhandarmëria e ushtria і ranë në gjurmë qëndrimit të saj dhe kështu një mëngjes të hershëm rrethuan shtëpinë dhe arrestuan nënë Sherifen me bijën Mihanёn (kunatën e Shotës), mbesat e saja dhe ca gra të tjera. Te vendi і quajtur “Rrogat e Kërshit” të gjitha і pushkatuan, përveç mbesës së Azemit – Rahimes shtatëvjeçare – fal fatit і shpëtoi vdekjes.
Me marrjen e lajmit për vrasjen e nënës dhe anëtarëve të tjerë të familjes, Azemi këtë e përjetoi rëndë, ndërsa Shota ashtu e heshtur, u betua se do të hakmerret ndaj okupuesit. Andaj masakrat e vitit 1920 ndaj grave e fëmijëve të Galicës, Shota assesi nuk mund t’і shlyente nga mendja. E tërë ngjarja і kaloi në ankth gati një vit. Ajo kishte marr informata se pas tërë kësaj qëndronte “naçallniku” і Mitrovicës dhe vendimin e kishte marr, “Naçallniku duhet tё vritet”.
Më 1921, me ndihmën e dy vëllezërve, Mehmetin dhe Sali Halilin, e ca të tjerëve futen në shtëpi të naçallnikut. Naqallnikun së bashku me gruan dhe me një mysafire, në periferi të Mitrovicës і ekzekuton vet Shota, duke іu thënë, se këta plumba, janë nga një shqiptare, që і epen për shkak të masakrave që keni bërë në gra e fëmijë shqiptarë, e sidomos për vrasjen e nënës Sherife që e keni vrarë me pesë anëtarë të familjes. Fjalën e dhënë, Shota e mbajti dhe, pas aksionit ishte më lehtësuar shpirtërisht. Për aksionin e ndërmarr Azemi nuk e qortoi, ngase ai nisej nga një parim se “fituesit nuk qortohen”.
Në korrik të vitit 1924, mori pjesë në mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës (Arbanisë së Vogël). Pas vdekjes së burrit të saj Azem Bejtёs, më 1924, ajo do ta vazhdoi ku e la Ai. Vazhdoi luftimet në krye të çetës së tij. Së bashku me qindra luftëtarë të Kosovës në dhjetor të vitit 1924 luftoi kundër ushtrive serbe e bjellogardiste. Në luftime dhe nga masakrat e shovinistëve serbë, Shota kishte humbur 22 anëtarë të familjes. Shote Galica u vendos në Shqipëri, dhe vdiq më 3 korrik 1927 në Fushë Krujë e braktisur nga qeveria e kohës.
Kjo ishte Shota, nusja e maleve, heroina e kombit dhe një martire e popullit. Kjo nuse në të vërtet jetoi pakë e shkurt, ama bëri shumë për atdheun. Pak veta e jetuan jetën në mal e në luftë si ajo. Shotë Galica sikur e parandiente një fund tragjik, prandaj edhe u angazhua shumë për lirin e popullit në një moshë të njomë, atëherë, kur shumë moshatare ardhmërinë e shihnin si një mjegull. Rinia e saj ishte e përjetshme, ngase edhe vdiq e re, ku një rini të tërë ia fali malit, popullit dhe atdheut – Kosovës e Shqipërisë që aq shumë і deshi.


