Uji Dea

Elseid Hysaj dëshiron të ndjekë Sarrin te Chelsea

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Elseid Hysaj duket i vendosur për të ndjekur trajnerin Maurizio Sarri në Londër.Kjo gjë bëhet e ditur nga burime pranë familjes së mbrojtësit tonë kuqezi. Babai i tij, Gëzimi, madje, ka qenë në kryeqytetin anglez dhe ka biseduar me drejtuesit e Chelsea për detaje të transferimit.

Synimi është i qartë: familja “Hysaj” dëshiron që të bashkohet në Londër, ku për momentin jeton edhe motra e Elseidit. Ish-trajneri i Napolit, që do të marrë përsipër drejtimin e skuadrës në “Stamford Bridge”, pas shkarkimit të djeshëm të Antonio Conte, e ka në “paketë” Hysajn dhe dy-tre futbollistë të tjerë, në bisedimet me blutë e Londrës.

UBT

Ai dëshiron ta marrë me vete shqiptarin, si pjesë e projektit që ka për drejtimin e skuadrës me pronar sheikun rus, Roman Abramovic. Palët janë dakorduar për këtë lëvizje dhe kushtet kontraktuale, por tani mbetet si do të procedohet me “divorcin” nga Napoli, sepse klauzola e lirimit të Hysajt është 50 milionë euro.

Mbetet të shihet reagimi presidentit De Laurentis, nëse do të këmbëngulë në këtë shumë, apo duke e parë se dëshira e lojtarit është për të ikur, por edhe trajneri Carlo Ancelotti nuk e konsideron si “mollë e ndaluar” për ta shitur, ndryshe nga paraardhësi i tij, do të bëjë zbritje të çmimit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.