Drita prezanton tri përforcime në hendboll
Gjilan – Klubi i hendbollit Drita, pas marrjes nën drejtimin e dy kryetarëve të rinjë, Valon Murseli e Flamur Bunjaku, është në gjah të përforcimit me hendbollist kualitativ.
Ashtu siç kishte paralajmëruar ish-kryetari i mëhershëm, Luan Sllamniku, se “bardhë e kaltërve” shumë shpejt do ti bashkohen disa hendbollist ashtu edhe ndodhi.
Sot në ambientet e klubit janë prezantuar tre hendbollist, Vaglir Buqinca portier nga Vushtria Fidan Cimili mbrojtës nga Trepça dhe Salih Maxhera pivot nga Trepça e Mitrovicës.
Për portierin nga Vushtria, Vaglir Buqinca është hera e dytë që do të vesh fanellën e Dritës, pasiqë më herët ishte pjesë e saj.
Buqinca për “rajonipress”, ka theksuar.
“Kam qenë edhe më herët pjesë e Dritë dhe kam kaluar shumë mirë, tani është një frymë e re në klub me njerëz të rinjë dhe aspirata të reja, arsyeja që jam tani pjesë e Dritës janë kushtet më të mira dhe synimi i klubit drejt garave evropiane, shpresoj që së bashku me bashkëlojtarët e mijë do të arrijmë të japim më të mirën për sukseset e Dritës e cila ka një traditë mjaft të madhe në hendbollin e Kosovës”.
Siç bëjnë të ditur burimet e sigurta brenda klubit shumë shpejt pritet t`i bashkohet, Labinot Gubetini nga Vushtria, Deniz Terziqi ndërsa një rikthim në klub e kanë bërë Melos Shahini e trajneri Erhan Shahini të cilët më herët ishin pjesë e Dritës./rajonipress/


