Bashkimi i Koretinit mposht FC Kosovën
Gjilan – Ekspedita e FC Kosovës nga Zurich, ka zhvilluar edhe ndeshjen e dyte miqësore në turneun e saj në Anamoravë me Bashkimin e Koretinit, anëtare e re e Ligës së parë në futbollin e Kosovës.
Para takimit kryesit e dy klubeve shkëmbyen dhurata të ndërsjella në mes tyre.
Koretinasit ishin më të mirë duke shënuar fitore me rezultat 5-1, ndërsa tek futbollistët e FC Kosovës u vërejt një lodhje e madhe pasiqë dje zhvilluan ndeshje me Dardanën.
Edhe kësaj radhe nuk mungoi shikueshmëria në stadiumin e Dardanës, të cilët u ndanë të kënaqur me atë se çka treguan dy skuadrat në fushë. .
Trajneri i Bashkimit, Agim Dërmaku, pas ndeshjes deklaroi.
“Patëm nderin ti presim vëllezërit tanë në këtë ndeshje futbollistike ata na nderuan me ardhjen e tyre, shpresoj se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen ndërsa rezultati është krejtësisht në plan të dytë”.
Ndërsa dy trajnerët e FC Kosovës, Adnan Ismajli dhe Malush Berisha theksuan.
“Ishim të lodhur nga ndeshja e djeshme, ne edhe njëherë nga zemra i falënderojmë kryesinë e Bashkimit me mikpritjen e tyre, për ne si klub është me rëndësi të veçantë bashkëpunimi vëllazëror me vëllezërit tanë në Kosovë, ndërsa një falënderim i posaçëm shkon edhe për shikuesit në shkallët e stadiumit të cilët na përkrahën në çdo moment.
Ekspedita e FC Kosovës nesër kthehet në shtetin e Zvicrës./rajonipress/


