UBT

Ajeti bëhet me skuadër të re?

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Arlind Ajeti pritet të transferohet te skuadra italiane, Spal, e cila është inkuadruar në Serie A këtë sezon.

E ardhmja e Arlind Ajetit me shumë mundësi do të jetë sërish Seria A, edhe pse jo si pjesë e Torinos.

Ai është një nga futbollistët e sigurt që do të largohen nga ekipi torinez dhe skuadra e sapo ngjitur në Serinë A, Spal, ka shfaqur interesim për shërbimet e kosovari.

UBT

Sipas raportimit të mediave italiane, Spal është duke menduar që ta blejë kartonin e Ajetit dhe jo të tentojë një transferim në formë huazimi.

Blerja e kartonit tregon se drejtuesit e kësaj skuadre kanë besim tek aftësitë e mbrojtësit të kombëtares shqiptare dhe nëse transferimi kryhet me sukses, Ajeti pritet të ketë mundësinë e zhvillimit të një sezoni si titullar në Serinë A.