Hidromorava

Thaçi në Forumin e Dubrovnikut: Do ta formojmë ushtrinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Dubrovnik Forum”, ku ka folur për çështjet të ndryshme me të cilat është ballafaquar Kosova. Thaçi, në prani të pjesëmarrësit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Kosova, si shtet sovran, e ka edhe detyrim kushtetues ta formojë ushtrinë, e cila do të bëhet në partneritet me NATO-n.

“Ne jemi vend sovran dhe kemi të drejtë kushtetuese për këtë”, deklaroi presidenti Thaçi.

Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë për të cilin tha se është zotim i Kosovës ta vazhdojë atë drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Është zotim i yni që të vazhdohet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Jemi të vetëdijshëm se kemi ardhur në një pikë, në një proces të ri, i cili duhet të përfundojë me normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit”.

Hidromorava

Presidenti s’e ka lënë pa përmendur edhe rezultatet e arritura të Kosovës në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

“Në vitin e fundit nuk e kemi asnjë qytetarë që ka lëvizur drejt Sirisë. Në këtë drejtim Kosova ka bashkëpunuar me të gjithë partnerët ndërkombëtar, megjithëse ka qenë e privuar duke mos qenë pjesë e organizatave si Interpoli. Do të vazhdojmë të jemi shumë aktivë në luftimin e ekstremizimt, radikalizmit dhe çfarëdo tjetër që paraqitet”, tha ai, transmeton Klan Kosova.

Edicioni i 12 i Forumit të Dubrovnikut është hapur sot nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Tema e edicionit të sivjetëm është “Bashkëpunimi Adriatiko-mesdhetar dhe siguria e vendeve të Europës Jug-lindore”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.