Fundamenti

PAN-i e do LDK-në në koalicion

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Përfaqësues nga koalicioni parazgjedhor PAN po kërkojnë nga Lidhja Demokratike e Kosovës që t’u bashkohen për ta qeverisur vendin në katër vitet e ardhshme. Oferta për LDK-në po ashtu mbetet e hapur edhe nga lëvizja “Vetëvendosje”, shkruan sot, gazeta Zeri.

Lidhja e koalicionit mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe PAN-it po shihet si mundësi e vetme për ta krijuar një qeveri stabile gjatë viteve të ardhshme.

Përfaqësues të PAN-it edhe më tutje po këmbëngulin që në bashkëqeverisje ta kenë LDK-në e Isa Mustafës. Po ashtu, për këta të fundit oferta edhe më tutje mbetet e hapur edhe nga lëvizja “Vetëvendosje”.

Deputet nga koalicioni PAN janë shprehur të bindur se Haradinaj do të arrijë ta formojë Qeverinë me 61 deputetë apo në koalicion me LDK-në, e cila po cilësohet favorite nga deputetët e AAK-së.

Uji Dea

Në anën tjetër edhe lëvizja “Vetëvendosje” ka pranuar se po synon marrëveshje me LDK-në, së cilës edhe i ka bërë thirrje të hapur për koalicion paszgjedhor.

Kurse njohësit e çështjeve politike thonë se LDK-ja mund të mos jetë pjesë e Qeverisë pasi, siç thonë ata, partia në koalicion me LDK-në, AKR-ja, mund ta përkrahë koalicionin PAN, që do t’ua siguronte atyre votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë.

Rasim Selmanaj i cili në Qeverinë e ardhme do të jetë deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë për “Zërin” se më e mira do të ishte sikur LDK-ja t’i bashkohej Ramush Haradinajt, pasi është e njëjta LDK që më herët e ka kandiduar për kryeministër z. Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.