Kur Adnan Januzaj krahasohej me Johan Cruyff
David Moyes e kishte cilësuar në një kohë ish yllin e Manchester United si talent të madh që kishte karakteristika të legjendës, Johan Cruyff dhe Wayne Rooney. Skocezi ishte trajner i Manchester United për nëntë muaj derisa nën udhëheqjen e tij “Djajtë e kuq” nga vendi i parë kishin përfunduar në të shtatin.
Në atë kohë David Moyes kishte besuar se Adnan Januzaj ishte rrugës se Wayne Rooney derisa e kishte cilësuar atë si njërin prej talenteve më të mëdhenj që ai ka punuar më të – duke e krahasuar me legjendën holandeze Johan Cruyff.
Ish anësori i Manchesterit, tani 23 vjeç, ishte në titujt e të gjithë mediave përsëri të enjten në mbrëmje, me golin e tij të bukur kundër Anglisë në Botëror, transmeton GazetaExpress.
Januzaj kishte pasur mundësi të luante me “Djajtë e kuq” nën urdhrat e Moyes më 2013, duke shënuar dy herë në debutim në fitoren e Manchester kundër Sunderland.
Por pavarësisht sezonit të parë të fuqishëm, Januzaj dështoj ta impresionojë Louis van Gaal para se të shitej nga Jose Mourinho.
Goli i shkëlqyeshëm i Januzajt në fitoren 1-0 të Belgjikës kundër Anglisë rikujtuan një lojtarë me talent të harruar. Moyes mund të ja këtë kushtuar komplimentin më të madh në të gjitha kohërat.
“Bashkë me Wayne Rooney, Adnani është talenti më i mirë i ri që kam punuar si menaxher dhe trajner”, kishte thënë Moyes për ESPN.
“Ai është një lojtar i kompletuar, me baraspeshë të madh dhe aftësi të kalojë lojtarë shumë lehtë. Kur e shoh atë me top mi kujton disa karakteristika te të madhit, Johan Cruyff”. /GazetaExpress/


