ARKATANA

Pensioni im

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga Demir Krasniqi

Ca shqipfolës me shpirt të shitur –
N’ maje t’ kokës m’ patën hipur !
T’ regjistruar ishin shqiptarë ,
Por me shpirt ishin tradhtarë !

Punova n’ qytet, punova në fshat –
Tradhtarët e vendit, kurrë s’ më lanë rahat !
N’ dasma e ahengje, kudo ku kam këndua –
Kaluan rrugë e shtigje – më kanë spiunua !

Më përcillnin ditë e natë –
Kurrë n’ këtë jetë s’ më lanë rahat !
Mu si buka e njelmët prej kripe –
Iu pengonte kënga shqipe !…

Nga çdo anë m’ banë presion –
N’ gjak më ngritën tension !
Përdorën çdo version –
Para kohës m’ qitën n’ pension !

Nga çdo anë zjarri më kalli –
Me familje më vranë për s’ gjalli !
7 vjet para , më morën hak –
M’ ndanë nga nxënësit – m’ qitën n’ sokak !

Mbasi s’ mundën me m’ çua n’ burg –
M’ qitën rrugëve e m’ lanë pa bukë !
Për programin artistik –
M’ konsideruan si armik !…

UBT

Pse u mësova nxënësve , këngë për Ditë të Shkollës –
Më konsideruan armik të Kosovës !
Pse u mësova nxënësve , Këngë për Skënderbeun –
M’ varrosën për s’ gjalli , ma groposën dheun !

Pse u mësova nxënësve , Këngë për Ismail Qemalin –
M’ larguan nga shkolla edhe ma dhanë malin !
Pse ua mësova nxënësve , Këngën e Adem Jasharit –
Më përzunë nga shkolla edhe prej Ditarit !…

Pse ua mësova nxënësve , Këngën e Agim Ramadanit –
Më larguan nga shkolla , m’ lanë rrugëve t’ Gjilanit !…
Kush prej nesh punon për kulturë dhe komb –
Shumë keq do të pëson tragjikisht me kob !…
Sot, 75 Euro pension i marr ,
Që me to s’ mund t’ blihet as harxhi për varr !
Kështu i kaloj unë, ditët e pleqërisë –
Për çdo gjë lakmoj , si n’ vitet e fëmijërisë !

75 Euro , s’ dalin për ushqim ,
75 Euro , s’ dalin për pushim ,
75 Euro , s’ dalin për shërim ,
75 Euro , s’ dalin për varrim !…

Gjilan, më 26.06.2018.

Demir Krasniqi