UBT

Doktoron Flamur Hyseni, vlerësohet lartë tema e tij dhe prezantimi i shkëlqyeshëm

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin Juridik, me sukses të dalluar, Flamur Hyseni ka mbrojtur disertacionin e temës së doktoraturës, me temë: “Ndikimi i procesit të integrimit evropian – analizë kushtetuese dhe krahasuese”.

Nga komisioni profesional, në përbërje: Prof. Dr. Osman Ismaili (kryetar); Prof. Dr. Gjylieta Mushkolaj (anëtare) dhe Prof. Dr. Jeton Shasivari (anëtar i jashtëm, nga Fakulteti Juridik i UEJL), është vlerësuar si temë aktuale dhe e rëndësisë së veçantë, sidomos për rrethanat në çfarë gjendet Kosova. Poashtu, edhe nga të pranishmit që ishin rreth 150, u vlerësua si prezantim i shkëlqyeshëm./rajonipress/

Eco Higjiena