Përfaqësuesja U19 zhvilloi ndeshje miqësore me 2 Korrikun
Pas dy ditësh stërvitje tekniko-taktike në stadiumin e 2 Korrikut në Prishtinë, Përfaqësuesja e Kosovës U19 në orët e pasditës ka zhvilluar ndeshje miqësore me skuadrën nga kryeqendra 2 Korriku, e cila bën pjesë në Ligën e Parë të Kosovës.
Gjatë 90 minutave Përzgjedhësi i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, ju ka dhënë rast të gjithë futbollistëve të tregojnë kualitetin e tyre në fushë.
Në një ndeshje të baraspeshuar në dy portat u shënua nga një gol, duke përfunduar takimi me rezultat 1-1.
Grumbullimi katër ditor i Përfaqësueses së Kosovës U19 përfundon nesër, ndërsa është paraparë edhe një ndeshje kontrolluese po me të njëjtën skuadër./rajonipress/


