ARKATANA

Kurti: Do ta bëjmë më të lehtë votimin nga mërgata, morëm 70 përqind të votave të tyre

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosjes Albin Kurti e ka falënderuar mërgatën për votat që ia kanë dhënë subjektit të tyre.

Ai thotë se janë 70 për qind të këtyre votave që kanë ardh nga mërgata. Në një postim në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se është në Bruksel nga ku edhe po takon zyrtarë të lartë të BE’së.

“Ndoshta në total ato janë pak vota, por gjithsesi LV ka marrë 70% të votave që kanë ardhur nga mërgata. Këto ditë jam në Bruksel, ku përveç takimeve me zyrtarë të lartë të BE-së dhe me eurodeputetë po takoj e po falënderoj dhe pjesëtarë të mërgatës në Belgjikë. Por përmes këtij postimi dua të falënderoj shumë dhe mërgatën tonë në vende të tjera të botës”, është shprehur Kurti.

Uji Dea

Ai shtoi se me qeverinë e tyre do ta lehtësojnë procesin e votimit nga mërgata. “Jo pse mërgata voton për ne, por sepse mërgata e meriton, me kontributin ekonomik e kulturor që ajo ka dhënë e vazhdon të japë në Kosovë. Pra, edhe një herë, ju falënderoj nga zemra”, ka thënë ai.

Ndryshe, Albin Kurti është lideri më i votuar i këtyre zgjedhjeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.