ARKATANA

Krasniqi: S’ka dilema, PAN-i do ta bëjë Qeverinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” thotë se nuk ka kurrfarë dilemash se koalicioni PAN do ta formojë Qeverinë e re të Kosovës. Ai thotë se pozita e kryeparlamentarit i takon PDK-së dhe s’mund t’i lihet Listës Serbe.

Për nënkryetarin e PDK-së Memli Krasniqi nuk ka kurrfarë dileme se koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma) do ta formojë Qeverinë e re të Kosovës, ndonëse duke u bazuar në rezultatin e fundit zgjedhor ky koalicion nuk i ka votat e mjaftueshme që bashkë me minoritetet t’i formojë institucionet e reja qendrore.

Krasniqi gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka deklaruar se Qeveria e re do të mbështetet nga deputetë që, siç ka thënë ai, kanë vullnet t’i bashkohen vizionit të tyre dhe vullnetit të shprehur qytetarë për një lidership të fuqishëm, i cili kryen punë dhe merr vendime të mëdha dhe të nevojshme për vendin.

Fundamenti

Pavarësisht humbjes së votave në zgjedhjet e 11 qershorit 2017 në raport me zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 Krasniqi mohon se kreu i partisë, Kadri Veseli, do të japë dorëheqje.

Sipas tij, Veseli ka krijuar dhe ka udhëhequr koalicionin që i ka fituar zgjedhjet e 11 qershorit. “Andaj lidershipi i tij është i pakontestueshëm. Si PDK ne e kemi kuptuar drejt mesazhin e votueseve tanë tradicionalë dhe të tjerëve dhe në këtë kuadër do t’i bëjmë analizat e nevojshme për vazhdimin e rrugës së reformave të nevojshme për fazën e ardhshme, qoftë në institucionet e vendit, qoftë brenda strukturave partiake”, ka thënë Krasniqi për “Zërin”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.