UBT

Një vitias arrestohet për posedim të substancave narkotike

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Nga ana e Policisë së Kosovës Stacioni Policor në Viti patrulla policore kanë ndalur të dyshuarin shqiptar dhe gjatë kontrollimit tek ai është gjetur një substancë narkotike.

Rasti është marrë nga Njësiti Anti drogë, është bërë testi fushor i substancës narkotike i cili ka rezultuar pozitiv (marihuanë), me peshë 2,5 gram.

Uji Dea

Me vendim të prokurorit të shtetit rasti procedohet në Prokurorinë Themelore njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/