Mustafi: Më lehtë të luaj futboll se t’u përgjigjem pyetjeve
Shkodran Mustafi sot ka folur me mediat, në qendrën stërvitore ku po ushtron Kombëtarja e Gjermanisë.
Ai ka folur për formën e skuadrës dhe ndeshjen gjysmëfinale ndaj Meksikës, e cila do të zhvillohet në kuadër të Kupës së Konfederatave.
Por, ai me anë të një postimi në Instagram, ka thënë se është shumë e vështirë t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.
“Nganjëherë është më lehtë të luash futboll se sa t’u përgjigjesh pyetjeve”, ka shkruar Mustafi. /Express/


