PAN nuk tregon se kur do të ndodhë konstituimi i Kuvendit
Janë bërë plotë dy javë që nga mbajtja e zgjedhje të fundit parlamentare në vend.
Ndërkohë qe ende nuk dihet se kur do të ndodhë konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Konstitutimit të Kuvendit duhet t’i paraprijë certifikimi i rezultateve.
Vet, kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka thënë ditë më parë, se certifikimi i rezultateve zgjedhore do të ndodhë brenda kësaj jave.
Në anën tjetër, në koalicionin fitues të zgjedhjeve nuk flasin me data se kur do të ndodhë ky proces.
I kontaktuar nga ‘Indeksonline’, anëtari i kryesisë së PDK-së, Memli Krasniqi nuk ka folur me data se kur do të ndodhë konstituimi i organit më të lartë legjislativ në vend, por është zotuar se kjo do të bëhet brenda afateve kushtetuese ligjore.
“E rëndësishme është që konstituimi i Kuvendit do të bëhet brenda afateve kushtetuese”, ka thënë ai.
Aktualisht, KQZ është duke i numëruar votat me kusht, por besohet se numërimi i këtyre votave nuk do të sjellë ndryshime për sa i përket rezultatit të partive politike.


