Mobi Casa

Edhe sivjet pa Karton të Gjelbër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pavarësisht premtimeve të shumta, edhe sivjet Kosova si duket nuk do të jetë pjesë e Kartonit të Gjelbër. Qytetarët e Kosovës që jetojnë dhe punojnë nëpër vende të ndryshme të botës gjatë vizitës së sivjetme në Kosovë sërish do të duhej ta paguajnë “plaçkën” kufitare, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kryesuesit e delegacionit për Karton të Gjelbër ia kanë adresuar një kërkesë Qeverisë për mbulimin e shpenzimeve të mërgimtarëve në kufi, të paktën dy muaj, derisa të sigurohet polica ndërkombëtare për sigurimet kufitare, por ende nuk dihet vendimi i ekzekutivit lidhur me këtë çështje. Njohësit e fushës së sigurimeve tregojnë se pengesë vazhdon të mbetet mospërkrahja e vendeve që nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës.

FIDANISHTJA

Kështu po deklaron kryesuesi i delegacionit për Karton të Gjelbër, Rrahim Pacolli. Në një prononcim për gazetën “Zëri”, Pacolli tregon se gjasat e Kosovës për pajisjen me Karton të Gjelbër janë minimale deri në vitin e ardhshëm. “Nuk ka mundësi këtë vit, për arsye se nuk janë dakord të gjitha shtetet që nuk na kanë njohur si shtet për të na përkrahur për të hyrë në Karton të Gjelbër. Para disa ditësh kam kërkuar nga Qeveria që t’i mbulojë shpenzimet për mërgimtarët, ndoshta vitin tjetër mund të pranohet. Nuk e di a e shqyrton Qeveria këtë kërkesë”, ka thënë Pacolli.