UBT

Daka: Zgjedhjet lokale janë të komplikuara

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka, ka deklaruar se institucioni që ajo drejton është i gatshëm të organizojë zgjedhjet lokale. Në një prononcim për Ekonomia Online, Daka ka deklaruar se zgjedhjet lokale janë më të komplikuara, pasi sipas saj ato zakonisht përfundojnë me balotazhe.

“Duke pasur parasysh që për këto zgjedhje i kemi pasur vetëm 30 ditë ky katërmuajsh po na duket si pushim, por ato zgjedhje janë më të komplikuara, sepse janë zgjedhjet për asamble, për kryetar komune me siguri do të ketë balotazh.

Pra dy fletëvotime është pak proces më i komplikuar, sigurisht kjo kohë optimale do të bënë që ne të përgatitemi për zgjedhjet e radhës”, ka thënë Daka.

Sa i përket buxhetit ajo ka treguar që për zgjedhjet lokale është ndarë një buxhet prej 6.2 milionë euro.

Hidromorava

“Buxheti i paraparë është 6.2 milionë që nuk do të thotë që do të përdoret i gjithë ai buxhet, por ky është buxheti i paraparë për zgjedhjet lokale”, është shprehur ajo.

KQZ në mbledhjen e radhës vendosi që për votues të harxhohen 0.5 euro.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 22 tetor, kjo është vendosur menjëherë pas kërkesës së përfaqësuesve të partive politike dhe dekretimit nga presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.