Bije nga ballkoni i ndërtesës, vdes vitiasi
Viti – Në rrugën “Hoxhë Jonuzi” në Viti Policia e Kosovës përmes telefonit kanë pranuar një informatë se në rrugën “Hoxhë Januzi” në Viti, një person shqiptar ka rënë nga ballkoni i një ndërtese, i njëjti me urgjencë është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Viti për tretman mjekësorë ku nga mjeku kujdestar është konfirmuar vdekja e tij.
Motivet e këtij rasti për momentin janë ende të panjohura, mirëpo nga hetimet fillestare dhe nga deklaratat marr nga familjarët e tij mësohet se i njëjti kishte pasur depresion psikik dhe ishte duke marr terapi mjekësore.
Në vendngjarje kanë dalur të gjitha njësitet relevante nga stacioni policor i Vitisë si dhe nga Hetimet rajonale në Gjilan, ndërsa rastin është duke e hetuar NJHR-ja në Gjilan.
Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


