Uji Dea

Qeveria i jep edhe 53 milionë si të ishin 5 euro!

/ 14 minuta lexim
Uji Dea

Vendimi i Qeverisë së Kosovës që t’i paguhen kompanisë “Bechtel &Enka” 53 milionëeuro, në emër të penalltive të ndryshme të pretenduara, për zvarritje të kryerjes së obligimeve të ndryshme nga Qeveria e kaluar, është quajtur veprim skandaloz, si nga analistët politikë edhe nga qytetarët, të cilët kërkojnë që në këtë rast të adresohen saktë llogaridhënia dhe përgjegjësia konkrete për humbjen, si të mos ishin fare 53 milionë euro të buxhetit të shtetit të Kosovës.

Mehmeti: Vendimi i Qeverisë për dhënien e 53 milionë eurove ‘Bechtel & Enkas’ është aferë e pastër korruptive
“Nuk mund të durohet e tolerohet kështu… deri kur me këto zhvatje të buxhetit të Kosovës pandërprerë, jo vetëm me 53 milionë euro për “Bechtel & Enka” (si ‘qershia mbi tortë’ mbi 1.4 miliardëshin); pastaj 30 milionë euro shtesë për ‘Z-Mobile’ (mbi dëmin qindra milionësh nga shkatërrimi i PTK); pastaj 5 milionë euro për pasaporta; 40 milionë euro pagesa për dënime gjyqësore në gjashtë vitet e fundit, 8 milionë euro paga në vit për 80 zëvendësministra, qindra këshilltarë politikë… 100 milionë euro (mesatarisht) në vit shpenzime në procedura joligjore sipas Auditorit të Përgjithshëm…”, thotë analisti Ragip Guraziu për “Kosova Sot”

Vendimi i Qeverisë së Kosovës që t’i paguhen kompanisë “Bechtel &Enka” 53 milionëeuro, në emër të penalltive të ndryshme të pretenduara, për zvarritje të kryerjes së obligimeve të ndryshme nga Qeveria e kaluar, është quajtur veprim skandaloz, si nga analistët politikë edhe nga qytetarët, të cilët kërkojnë që në këtë rast të adresohen saktë llogaridhënia dhe përgjegjësia konkrete për humbjen, si të mos ishin fare 53 milionë euro të buxhetit të shtetit të Kosovës.

Derisa vazhdojnë traditat e tilla të mosndëshkimit të fajtorëve të skandaleve të njëpasnjëshme që po i përcjellin institucionet e shtetit tonë, e për çka buxheti i shtetit po humb miliona euro, analistët dhe qytetarët me të drejtë shtrojnë pyetjen se deri kur do të zhvatet buxheti i Kosovës kështu pandërprerë, jo vetëm me 53 milionë euro për “Bechtel & Enka”, që i shkuan kësaj kompanie si qershia mbi tortë mbi 1.4 miliard. Më pastaj janë edhe 30 milionët euro shtesë për ‘Z-Mobile’ dhe mbi dëmin qindra milionësh nga shkatërrimi i PTKsë, pastaj 5 milionë euro për pasaporta, 40 milionë euro pagesa për dënime gjyqësore në gjashtë vitet e fundit, 8 milionë e paga në vit për 80 zëvendësministra, qindra këshilltarë politikë…100 milionë euro mesatarisht në vit shpenzime në procedura joligjore sipas Auditorit të Përgjithshëm, 30 milionë euro që po bëhen gati për zgjerimin e pistës së aeroportit të privatizuar, 80 milionë euro për “veteranët e luftës”, 80% e të cilëve janë futur me mashtrim në lista, e shumë e shumë qindra miliona që po zhvaten çdo ditë nga pushtetarët dhe ishpushtetarët, në bashkëpunim me nëntokën kriminale të mafio-oligarkëve, e që në fakt po e sundojnë kriminalisht shtetin e Kosovës. Duke u ndërlidhur me këto raste, analistët dhe qytetarët insistojnë që menjëherë prokuroria të marrë rastin në hetim dhe të nxirren fajtorët para drejtësisë.

Dëmi i supozuar tejkalon parashikimet

Prof. i së drejtës, Muhamet Kelmendi, konsideron se topi i zbardhjes së skandalit, nëse ai është i tillë, i takon ministrit Lekaj deri te denoncimi në prokurori, nëse pasardhësi i tij është përgjegjës për këtë që thotë e ka gjetur të trashëguar.”Ministri Pal Lekaj e ka për detyrë që të shpjegojë pse ky dënim prej 53 milionë euro për “Bechtel & Enka”? A është ky dënim i përcaktuar në kontratë në rast të hyrjes në penale? A është dënim për mospagesë të mjeteve me kontrate sipas afateve kontraktuare apo çka? Mua po më duket një shumë tepër e lartë! Nga shuma e tërësishme e kontratës prej 600 milionëve dënimi të jetë 53 milionë euro nuk ka bazë juridike dhe as ekomomike. I kalon të gjitha parashikimet. Këtu ka vepër penale të këtyre nga Qeveria e LDKsë”, theksoi ai.”Vetë dënimi kaq i lartë e obligon ministrin që lëndën ta dërgojë në prokurori. Dihet se kush ka qenë kryeministër dhe dihet edhe ministri adekuat i Ministrisë. Shuma është tepër e lartë dhe aty thjesht ka kriminalitet. Aq ma tepër kur dihet se ky dënim vjen vetëm për pjesën e parë të kontratës, e jo për tërë kontratën! Populli kërkon fakte për këtë dënim. Duhet treguar qartë se çka ka ndodhur në raport me “Bechtel & Enka”, pse 53 milionë euro dënim. Ministri duhet të veprojë këtu”, tha Kelmendi për “Kosova Sot”. Ky rast nuk duhet të amnistohet nga drejtësia edhe sipas gjykimit të analistit Ali Hertica.”Penalltia pa arbitër dhe mosloja efikase i lidershipit të shtetit të Kosovës i kushtoi këtij shteti mbi 53 milionë euro. Krejt kjo nga neglizhenca e aftësisë së politikëbërësve kosovarë ku pa e dhënë verdiktin asnjë instancë, gjykatë, u paguan milionat për ‘Bechtel-& Enkan’, duke e keqpërdorë tërësisht buxhetin e qytetarit”, theksoi ai.”Një situatë e tillë gjithsesi duhet të jetë temë e debatit të Parlamentit, i cili duhet të gjejë formulën që të mos përsëriten këto matrapazllëqe nga qeverisjet dhe bandat e nëntokës, duke e zhvatur shtetin pa kurrfarë dhimbje, vetëm dhe vetëm pse munden dhe nuk kanë frikë nga ligji, sepse edhe legjislatura është e korruptuar dhe është nën ombrellën e nëntokës kriminale të Republikës”, potencoi Hertica për “Kosova Sot”.

Zhvatjet nuk duhet të tolerohen më

Analisti Shefik Shkodra thotë se nuk quhen gabime këto që po ndodhin ditë për ditë me buxhetin e shtetit, prandaj do të duhej të ndiqen këto skandale që janë abuzime të pastra.”Me ndërmarrjet publike këto janë abuzime dhe kriminalitet. Gabimi mund të bëhet një herë, por jo në çdo rast, e pothuajse në të gjitha kontratat e punëve që do të duhej të kryhen… Dhe diku 50 milionë, 30 një tjetër rast 100 milionë e miliona në lidhje me mafio-oligarkët e sotshëmÇdokund në botë mund të ketë ndonjë rast analogjik, si këto aferat korruptive te ne, por jo në këtë mënyrë, sa të mos shpëtojë asgjë pa humbje nga plaçkitja nga vetë zyrtarët tanë”, u shpreh ai.”Dikush realisht duhet të marrë përgjegjësi për këtë popull, i cili ka humbur shpresën për një jetë të dinjitetshme, me punën dhe djersën e vet në vendin e vet”, tha analisti Shefik Shkodra.

KKVITI

GURAZIU: O TANI O KURRË, DREJTËSIA DUHET TË REAGOJË NDAJ KRIMEVE TË NËNTOKËS KRIMINELE

Analisti Ragip Guraziu thotë se o tani o kurrë drejtësia duhet të reagojë ndaj krimeve të nëntokës kriminele, sepse ky është një rast, turpi i të cilit nuk mundë të mbulohet. “Patjetër duhet të debatojë Kuvendi dhe duhet të hetojë drejtësia skandalet e përditshme që po zhvatin serish buxhetin e Kosovës”, theksoi ai.”Nuk mund të durohet e tolerohet kështu… deri kur me këto zhvatje të buxhetit të Kosovës pandërprerë, jo vetëm me 53 milionë euro për “Bechtel & Enka” (si ‘qershia mbi tortë’ mbi 1.4 miliardëshin); pastaj 30 milionë euro shtesë për ‘Z-Mobile’ (mbi dëmin qindra milionësh nga shkatërrimi i PTK); pastaj 5 milionë euro për pasaporta; 40 milionë euro pagesa për dënime gjyqësore në gjashtë vitet e fundit, 8 milionë euro paga në vit për 80 zëvendësministra, qindra këshilltarë politikë… 100 milionë euro (mesatarisht) në vit shpenzime në procedura joligjore sipas Auditorit të Përgjithshëm; 30 milionë euro që po bëhen gati për zgjerimin e pistës së aeroportit të privatizuar; 80 milionë euro për “veteranët e luftës”, 80% e të cilëve janë futur me mashtrim në lista e shumë e shumë qindra miliona që po zhvaten çdo ditë nga pushtetarët dhe ish-pushtetarët, në bashkëpunim me nëntokën kriminale të mafio-oligarkëve, e që në fakt po e sundojnë kriminalisht shtetin e Kosovës, turpi i botës”, tha Guraziu. “Mendoj se duhet dhe pres që të ketë llogaridhënie për 53 milionët që po i paguhen shtesë “Bechtel& Enkas” dhe mendoj se duhet të mbajë përgjegjësi dikush nga zyrtarët përkatës dhe ishzyrtarët e kaluar”, tha Ragip Guraziu për “Kosova Sot”.

MEHMETI: I TËRË SHTETI ËSHTË NË DUART E DISA BANDITËVE, TË CILËT KANË KAPUR DREJTËSINË! Sipas analistit Faton Mehmeti, pagesa e kësaj penalltie pa vendim të gjykatës është veprim i pastër me prapavijë korruptive nga përbërja e tanishme e Qeverisë së Kosovës dhe duhet të ndiqet e të gjykohet.”Vendimi i Qeverisë për dhënien e 53 milionë eurove ‘Bechtel & Enkas’ është aferë e pastër korruptive, e hartuar nga Qeveria e Kosovës. Kjo pasi nuk ka një vendim të gjykatës që e obligon Qeverinë e Kosovës që të japë 53 milion. Kjo qeveri vetëm sa po e zhvat edhe më shumë buxhetin e vendit, edhe ashtu të varfër. Derisa mungojnë spitalet, barnat esenciale dhe ka fukarallëk në të gjitha sferat e jetës, të jepen 53 milionë është skandal i pastër”, u shpreh ai. “Faktikisht një skandal i tillë do të mjaftonte që çdo qeveri në botë të shkarkohej, për më tepër edhe të shkonte dikush në burg. Por tek ne këto nuk ndodhin, pasi i tërë shteti është në duart e disa banditëve, të cilët kanë kapur drejtësinë dhe e përdorin atë si të duan. Nuk pres që prokuroria të hapë hetime, por edhe nëse i hap dihet përfundimi i tyre, shumë zhurmë për asgjë dhe në fund askush nuk futet në burg. Kosova është shndërruar në vend për likuidim mallrash, ku secili merr atë që dëshiron pa i dhënë askujt përgjegjësi. Skandali i fundit duhet të çojë dikë në burg, por kjo nuk pritet të ndodhë”, theksoi Mehmeti. “Definitivisht ky shtet ka falimentuar, ku secili po mundohet të marrë diçka në fund të falimentimit. Kosova çdo ditë e më tepër po varfërohet, po futet në humnerë, prej nga ku më s’do të mundë të dalë dot. Prandaj, qeveria ‘Haradinaj’ duhet të bjerë sa më parë, pasi po e rrezikon shtetin, themelet e tij edhe ashtu të brishta”, tha Faton Mehmeti për “Kosova Sot”.

BADALLAJ: BANDAT MAFIOZE DHE KRYEBANDITËT PO LUAJNË ME DJERSËN E TAKSAPAGUESVE!

Sipas analistit Reshat Badallaj, aferat e tilla po ndodhin në Kosovë pasi mjerisht Kosova është në duart e mafiooligarkëve dhe bandave.”Dhe, në këtë lojë parash të pista marrin pjesë që nga majat e shtetit, qeveria kuislinge dhe rrugaçët e Kuvendit të Kosovës. Pra, këtu gjenden varrmihësit e vendit dhe pikërisht ky soj banditësh luan me paratë e djersës së qytetarëve të saj dhe njëkohësisht duke dëmtuat shumë rëndë buxhetin e vendit. Mirëpo, këtu është halli tjetër, sepse bandat mafioze mafiooligarkët dhe kryebanditët dhe banditët e majave të shtetit, se është hajni e madhe dhe e kulluar, luajnë me djersën e taksapaguesve, sepse askush nuk i kontrollon”, u shpreh ai. “Besoj që një ditë do të japin llogari të gjitha qeveritë që nga paslufta e deri më sot, që paratë e popullit i bëjnë ‘rrush e kumbulla’ dhe shumicën e ndajnë për t’i fryrë xhepat e tyre dhe për të siguruar pasuri për shumë breza”, tha Reshat Badallajt për “Kosova Sot”. E keqja, sipas tij, është në faktin se këto mega- skandale nuk po hetohen dhe gjykohen nga drejtësia kosovare, sepse ajo është e kapur. “Për të shkatërruar shtetin deri në palcë, mafiozët së pari blejnë sistemin gjyqësor. Pra, mafio-oligarkët, e që rrjeti i tyre vepron shumë fuqishëm në Kosovë, ndër më të fuqishmit në Ballkan, që e futën nën sqetull këtë sistem të kalbur gjyqësor, që shtetin e shndërruan në sallamadi dhe pastaj i kanë duart e lira për të vjedhur pa frikë”, tha Reshat Badallaj për “Kosova Sot”

Qytetarët fajësojnë Qeverinë në pushtet

Me shqetësim të madh e kanë marrë lajmin për alokimin e 53 milionë eurove në llogari të kompanisë “Bechtel & Enka” edhe qytetarët, të cilët kërkojnë që drejtësia të mos rrijë e përgjumur. Qytetari Sabit Salihu e fajëson ministrin Pal Lekaj, i cili nuk ka pritur vendim gjykate, për të provuar nëse vërtet ka pasur të drejtë në ato pretendime apo ka qenë kërkesë e pabazuar, sikur e pati thënë qeveria ‘Mustafa’. “Jo që duhet dikush me dhënë përgjegjësi, por prokurori është dashur menjëherë edhe për të lëshuar fletë arrest për të. Ky Pal Lekaj edhe Gjakovën atje e ka shkretuar. Po qysh me i dhënë ky ato 53 milionë euro, që ato mjete sikur të ishin investuar ose në bujqësi, ose në blegtori, ose në shumë e shumë fusha të tjera, ku kemi nevojë e kemi punë të pakryera. Unë me të vërtetë po pyesvetveten se a jemi ne shtet apo e kanë marrë këta këtë shtet si pronë të veten, kjo klikë që po na e largon edhe rininë, që ia hupi për tridhjetë vjet rinisë sonë dhe që na shkuan jashtë. Po na ikin kuadrot më të mëdha dhe më të mirët, e ky tani të luajë me taksapaguesit e Kosovës, nuk e di deri kur ky popull do të durojë kështu këta matrapazë, qoftë në krye të partisë e qoftë në krye të shtetit”, theksoi Sabit Salihi. Ai ka shtuar se nuk beson që këto penallti të jenë trashëguar ashtu si thuhet nga mandati i kaluar, sepse pavarësisht që nuk e admiron as nuk e simpatizon Isa Mustafën si lider dhe kryetar të LDK-së, ai megjithatë e vlerëson atë për një njohës të mirë të fushës ekonomiko-financiare, e që po ashtu vlerësim të mirë ka pasur edhe për ish-ministrin e Financave,Abdullah Hotin, dhe nuk beson që ata të kenë lejuar rrëshqitje të qeverisë së tyre në gabime të tilla që tani t’i mbeten trashëgim taksapaguesit të Kosovës. Veprim të shpejtë të drejtësisë në këtë aferë kërkon edhe qytetari Sahit Zymberi. “Natyrisht që dikush duhet të japë përgjegjësi, por tek ne në Kosovëfaji gjithmonë po mbetet jetim dhe akoma askush nuk po jep për asgjë përgjegjësi. Pra, shtrohet pyetja çka të bëjmë, ku të ankohemi. Sikur të kishte një prokurori të pavarur e të sinqertë do të duhej të merret me këto raste, por ja që nuk po merret dhe sikur e thashë në fillim faji gjithmonë jetim po mbetet”, potencoi Zymberi.

(Kosova Sot)