Në një barnatore në Gjilan konfiskohen barna pa banderola
Gjilan – Në rrugën “Pajazit Ahmeti”, në Gjilan, Policia e Kosovës, njësitet i hetimeve kundër krimeve ekonomike dhe anti korrupsionit që veprojnë në Gjilan, në asistim të Inspektorëve të Shëndetësisë Prishtinë, kanë ekzekutuar Urdhëresën e Gjykatës, duke realizuar kontrollin në një barnatore këtu në Gjilan, nën dyshimin se shiten barna në kundërshtim me ligjin dhe të cilat konsiderohen të rrezikshme për shëndetin publik.
Inspektorët farmaceutik kanë kontrolluar dokumentacionin e barnatores, hapësirën, produktet dhe pajisjet medicinale, me ç‘rast janë gjetur disa barna pa banderola të Republikës së Kosovës dhe pa paketim, të cilat janë konfiskuar.
Me ecurinë e kontrollimit të barnatores, është njoftuar prokurori i lëndës, do të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore që lidhen me këtë rastit njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


