Mërgimtarët pyesin: A e dinë Luta ku i bije Stublina?
Gjilan – Tani është koha e mërgimtarëve të cilët presin t`i vizitojnë vendlindjet e tyre. E mërgimtarët e Stublinës janë të revoltuar në qeverisjen Haziri e cila për katër vite asnjëherë se ka vizituar këtë fshat dhe nuk ka investuar asnjë cent. Ata thonë se ky është një krim i qëllimshëm dhe krim institucional dhe nuk e përjashtojnë mundësinë që të ngrisin padi ndaj Lutfi Hazirit. Rruga Stublinë – Miresh praktikisht është bërë e pakalueshme.
Mërgimtarët e Stublinës tani në korrik vijnë për tu çmallur me familjet e tyre dhe ata shpesh frekuentojnë edhe fshatin e lindjes. Ata vazhdimisht mbajnë edhe takimet e vendlindjes, por ka katër vite që rruga Dobërqan – Stublinë është bërë e pakalueshme.
Mërgimtarët thonë se nuk e kanë të qartë si është e mundur që për katër vite kjo qeverisje asnjëherë mos ta vizitojë fshatin e lëre më të investojë dhe me të drejtë shtrojnë pyetjen: A e dinë Luta ku i bije Stublina”.
Fehmija një mërgimtar i sinqertë dhe që ka tokën e shtëpinë në Stublinë, por që jeton në Dobërqan thotë se Luta me gjasë nuk e din se ku i bije Stublina. “Unë mendoj se ky është një krim i qëllimshëm institucional dhe ne ndoshta edhe do ta padisim në prokuroi dhe Gjykatë Lutën. E patë ndëshkimin si ndodhi në zgjedhjet nacionale, edhe më keq do të ndodhë në zgjedhjet lokale nëse Luta vazhdon me këtë injorancë” shprehet Fehmija.
Edhe Sadat Salihu që është nga Stublina, por që është rritur në Miresh thotë se rruga Dobërqan – Stublinë është bërë e pakalueshme. “Shumë stublinas, mbi 80 familje që ndodhen në Miresh i kanë tokat e tyre në Stublinë. Përpara i punonin tokat, por katër vitet e fundit kjo është bërë e pamundur. Komuna dhe Lutfi Haziri me gjasë nuk e kanë në hartat e tyre Stublinën” thotë Salihu.
Mërgimtarët thonë se në qeverisjet e kaluara çdo vit është intervenuar në hapjen e rrugës me buldozer. “Jemi të revoltuar dhe ndihemi shumë të injoruar nga kjo papërgjegjësi e komunës. Jemi duke u organizuar për të mbledhur pak fonde për ta hapur rrugën vullnetarisht sepse nuk ka shenja që as sivjet Luta të intervenojë në hapjen e rrugës” shprehe Fehmija.(foto arkiv)/rajonipress/


