Në shenjë revolte sulmon zyrtarët policor
Kamenicë – Në lagjen “Çamëria” në Kamenicë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti në shenjë revolte ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, derisa ishin duke ia shqiptuar një tiketë për kundërvajtje në trafik.
Zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor në QMF – Kamenicë, ndërsa i dyshuari pas tretmanit mjekësor dhe intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


