UBT

Besa Baftiu uron qytetarët për festën e Fitër Bajramit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Të dashur qytetarë të besimit islam, sot është iftari i fundit i muajit të shenjtë Ramazanit. Po e shfrytëzoj rastin që secilit prej juve të ju uroj pranim të lutjeve dhe agjërimit ka thënë Besa Baftiu.

Sot është Fitër Bajrami, kjo festë e cila bëhet gjithmonë pas muajit të ramazanit. Duke ditur që Ramazani dhe Fitër Bajrami janë të pa ndara njëra me tjetrën, padyshim që Ramazani bashkë me Fitër Bajramin janë simbole të sakrificës, tolerancës, solidaritetit, krenarisë e besnikërisë, tipare këto që sot më shumë se kurrë na duhen secilit prej neve.

Duke u thirrur në ajetin kuranor: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në mirësi dhe drejtësi”. [Ma’ide, 2] kjo është baza themelore e secilit që do drejtësi dhe paqe.

Ne me politikat fiskale klasën e varfër dhe të mesme në Kosovë, e që padyshim kjo është shumica, ne duam ta mbrojmë dhe ta fuqizojmë këto kategori.

FIDANISHTJA

Ndërsa me politikat e shtetit të së drejtës ku para ligjit duhet të trajtohen të gjithë të barabartë, duam që Kosova të ju takoj të gjithëve.

Unë si mjeke që jam nesër do jem kujdestare pranë repartit të neonatologjisë në Spitalin e qytetit tonë Gjilanit, nga aty do ta festojmë këtë festë e me shumë gjasë duke u gëzuar edhe për ardhjen e ndonjë jete të re, duke u lutur për të e për secilin qytetarë të k’ti vendi.

Urime festa e Fitër Bajramit, festoni me dinjitet thuhet në mesazhin e Besa Baftiut kryetare e LVV dega në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.