Dikush
për t’i shpëtuar lëkurën dhe eshtrat
e piu helmin e heshtjes pikë-pikë
Nuk po di me çka ta ushqej
durimin tim të mjerë
që e dogji pritja
Dikush
po i ujit bimët e dhembjes
edhe në këtë stinë
………………………………
U bë mesnatë
shkoi dhe kjo natë
pa imagjinatë