Fundamenti

Behgjet Pacolli uron qytetarët për festën e Fitër Bajramit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Të nderuar qytetarë, Më lejoni që në emër të Aleancës Kosova e Re dhe në emrin tim personal, t’Jua uroj festën e Fitër Bajramit të gjithë qytetarëve të besimit Islam. Në këtë ditë të veçantë, pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, muajit të mëshirës, solidaritetit dhe paqes, uroj që të gjithë qytetarët e Kosovës të bashkuar të festojnë në begati dhe harmoni thuhet në urimin e Behgjet Pacollit.

Në këtë ditë kremte, le të reflektojmë për punën dhe obligimet që kemi ndaj njëri-tjetrit, familjes, miqve dhe shoqërisë. Të shtrijmë dorën e ndihmës për të gjithë ata që kanë nevojë dhe të punojmë me përkushtim, për ndërtimin e një të ardhme më të mirë për vendin tonë, duke kultivuar kështu traditën e tolerancës ndërfetare dhe ndërkulturore si vlera të rëndësishme të popullit tonë.

United Hospital

Behgjet Pacolli
Aleanca Kosova e Re

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.