UBT

Në një orë letrare

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Poezi nga Avdush Canaj

Hidromorava

në një orë letrare
cicëruan
edhe dallëndyshet e shkollës
të bukura qenë
me farmerka e fustan
edhe vargjet
si buzqeshja e tyre
njëra lexoi blerisht
për simpatinë e vet
i tha: zambak i çelur
në kopshtin e zemrës
shpërthyen duartrokitjet
lumturia fishkëlleu
gëzueshëm
e pikasa atë zambak të vjershës
kur u skuq pak
e shoqës i tha
të dua diellushë
dita u bë edhe më e bukur