Fundamenti

Haziri: Beqir Musliu dhe Idriz Seferi janë krenaria kombëtare e shqiptarëve

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Organizuar nga Ars Clubi “Beqir Musliu”, në mbështetje nga Komuna e Gjilanit, sot në Karadakun e Idriz Seferit, është mbajtur edicioni i shtatë me radhë i manifestimit rajonal të poezisë “Trekëndëshi Poetik i Paqes”.

Me homazhe pranë varrit të Beqir Musliut, kanë filluar sot aktivitetet për 21 vjetorin e vdekjes së autorit të madh e modern të letrave e kritikës shqipe, për të vazhduar më pas me aktivitetin që i kushtohet poezisë në shkollën fillore “Bajram Curri” në fshatin Shrudhan.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se aktivitetet si “Trekëndëshi Poetik i Paqes” që këtë vit shënon sesionin e shtatë të organizimit, në kujtim të 21 vjetorit të vdekjes së shkrimtarit të madh Beqir Musliu, këtë vit i kushtohet kolosit të madh shqiptarë, heroit, Idriz Seferi.

“Në kuadër të aktiviteteve letrare që organizohen tashmë tradicionalisht në shënim të përvjetorit të vdekjes së Beqir Musliut, këtë vit të gjitha aktivitetet i kushtohen kolosit të madh të shqiptarëve, heroit të Karadakut, Idriz Seferi. Aktivitete të tilla do të mbështesim gjithnjë dhe presim nga dy qeveritë asaj të Shkupit dhe Prishtinës që këtë vit gjatë shtatorit të bëjnë hapjen e pikës kufitare në fshatin Stanqiç që do t’a bëjë më të lehtë komunikimin dhe lodhjen e shqiptarëve me Shkupn e Kumanovën”, ka thënë kryetari Haziri.

ARKATANA

Haziri potencoi se Beqir Musliu e Idriz Seferi, janë krenaria e Gjilanit, Karadakut dhe shqiptarëve kudo që janë.

“Beqir Musliu është shkrimtar modern dhe na obligon të gjithëve që të punojmë dhe zbardhim atë që ai e la në gjysmë. E Idriz Seferi është kolosi i madh i kësaj ane të Karadakut, por që është krenari kombëtare e gjithë shqiptarëve, sepse ai arrit me rezistencën e tij ushtarake ta çliroj edhe Shkupin dhe ne bashkërisht jemi krenar me luftën që bëri heroi ynë të cilit këtë vit ia kushtojmë të gjitha aktivitetet në kulturë, art, letërsi, teatër etj”, tha ndër të tjerash kryetari Haziri.

Pjesëmarrës në “Trekëndëshin Poetik të Paqes”, ishin autor nga të gjitha trevat shqiptare, por edhe autor të huaj të cilët kanë mbetur të impresionuar me organizimin dhe nivelin e lartë të përkushtimit figura sikur ajo e Beqir Musliut.

Ndryshe, çmimin letrar “Beqir Musliu” e ndan Komuna e Gjilanit sot në orën 17:00 për autorin Ramadan Musliu. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.