Fundamenti

Haziri: Beqir Musliu mbetet njeriu më i përkushtuar i kulturës

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Me rastin e 21 vjetorit të vdekjes së shkrimtarit të madh të letrave shqipe Beqir Musliu, Lutfi Haziri i shoqëruar edhe nga Ars Club “Beqir Musliu” e Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” kanë vendosur kurora lulesh dhe kanë evokuar kujtime për njeriun që Gjilanit i dha shumë në fushën e kulturës.

“Beqa, për të gjithë ne që kishim rastin ta njohim sadopak, freskohemi me kujtimet e një njeriu të përkushtuar, të sinqertë dhe të lidhur me zhvillimin letrar, kulturor e shoqëror të Gjilanit. Kisha rastin, si i ri që të rritem afër këtij njeriu me virtyte të larta, i cili së bashku edhe me shumë të tjerë, ishin njerëzit kryesor të kulturës. Beqa mbetet edhe më tutje i pavlerësuar në nivelin që ne presim. Mungesa e tij vërehet përditë e më shumë edhe pas 21 vjet të ndarjes nga jeta”. Kështu u shpreh Lutfi Haziri derisa ka vendosur kurora lulesh mbi varrin e Beqir Musliut, raporton rajonipress.

Hairi tha se Beqir Musliu meritona koma një vëmendje dhe një përkushtim edhe më të madh të institucioneve sepse vepra e tij i ka bërë dhe i bënë nder përherë Gjilanit e Anamoravës. “Beqa është shkrimtar i kalibrit modern dhe si i tillë ai na obligon që të jemi përkrah botimit të veprave të tij” tha Haziri.

Shkrimtari Beqir Musliu ka lindur më 11 qershor të vitit 1945 dhe ka vdekur më 24 qershor 1996. Ai është prezantuar thuaja në të gjitha antologjitë e shkrimtarëve shqiptarë të kohës së tij e më vonë. Punimet e tij janë përkthyer në gjuhën frënge, angleze, spanjolle, italiane, arabe, gjermane, hungareze, rumune, turke, sllovake, maqedonase, sllovene, serbe dhe kroate.

Edhe, Musa Sabedini kryetar i Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu”, tha se ky klub me plotë krenari dhe në mënyrë dinjitoze ka arritur që për më tepër se 18 vite ta bartë në kontestin më pozitiv emrin e krijuesit më të madh të letrave shqipe.

ARKATANA

Sabedini ka shtuar se institucionet duhet të zgjohen nga gjumi dhe më seriozisht ta trajtojnë tërë atë kontribut që “Beqa i madh” e ka dhënë për letërsinë shqipe e në veçanti për rajonin e Anamoravës.

Edhe Sabit Rrustemi tha se Beqir Musliu i ka dhënë kuptim letërsisë dhe zhvillimeve kulturore që janë mbajtur me vite të tëra në Gjilan e Anamoravë.

Hasan Bunjaku, veteran i gazetarisë dhe mik i Beqir Musliut që nga fëmijëria, thotë se ky i fundit ka qenë njëri nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe, dhe Gjilani identifikohet me të.

“Beqir Musliu praktikisht i përket një brezi të shkrimtarëve, i cili ka pasur krijimtari poetike, prozatore, dramaturgjike, eseistike, kritikë letrare dhe teatrore, kulumnist, analist, ishe një njeri i cili shumë herët e mori vdekja duke na lënë pa një penë të mprehtë siç ishte Beqir Musliu”, tha veteran i gazetarisë Hasan Bunjaku./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.