FIDANISHTJA

Kosovës Dardane

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Nga Atdhe Geci

Na ishte njëherë një zog
me qiell shumë të gjerë
“Dardani” e kishte emrin
“Iliri” e kish mbiemrin

Në mbretërinë e tokës
atë zog të gjelbërimeve
të ngjashëm me kaçubat
mëllenjë né e thërrisnim

Ky zog poetik i fushave
I motshëm 13 mijë vjet
rron Fushës së Kosovës
po s´ i një lirik i madh

Fundamenti

Një luftë të parë poetike
e quaj Alfabetin pellazg
Diskun e Festos, Epirin
Kohën kur lindën epokat

Adhoani, një trim dardan
nga shkambijtë e Trojës
Trojën e pa si e varrosën
kufijtë Ilirisë t´ia rrudhin!…

Atdhe Geci – Dortmund, 2018