Mobi Casa

Raportet e ZAP-it ta zgjojnë prokurorinë nga gjumi

/ 8 minuta lexim
Fundamenti

Zyra e Auditorit ka filluar edhe në këtë vit me publikimin e raporteve të rregullta vjetore, të auditimit të financave në të gjitha institucionet e shtetit, që nga niveli lokal e deri në atë qendror, për vitin 2016.

Auditorët kanë konstatuar shpërdorime të shumta

Zyra e Auditorit ka filluar edhe në këtë vit me publikimin e raporteve të rregullta vjetore, të auditimit të financave në të gjitha institucionet e shtetit, që nga niveli lokal e deri në atë qendror, për vitin 2016.

Mirëpo, edhe pse në këto raportet e para të publikuara në fund të javës, vazhdojnë konstatimet e viteve të kaluara për një mal shkeljesh ligjore dhe keqpërdorime të panumërta në çdo institucion, prej nivelit komunal e deri në atë qendror, prokuroria deri më tani nuk është treguar vigjilente, dhe nuk ka hapur raste në institucionet përkatëse kundër individëve të implikuar në këto shkelje të rënda dhe të panumërta ligjore. Një praktikë e tillë e mbrapshtë e lënies në heshtje të këtyre raporteve pritet të vazhdoj edhe më tutje, edhe kur janë në pyetje raporte e vitit të kaluar që po vazhdojnë të zbardhen e të nxjerrin plot shkelje ligjore në menaxhimin e parasë së shtetit.

Në pyetjen e drejtuar nga gazeta në adresë të Prokurorisë së Shtetit nuk kemi marr përgjigje, derisa zyra e Auditorit Gjeneral vetëm sa ka konfirmuar se ka një nivel bashkëpunimi edhe me Prokurorinë e Shtetit, por nuk përzihen në kompetencat e Prokurorisë. “Si institucione me përgjegjësi të ndryshme ne kemi një bashkëpunim të mirë dhe komunikim efektiv me Prokurorinë. Ata rregullisht ndjekin dhe lexojnë raportet tona, ndërsa nëse ne gjatë procesit auditues hasim ndonjë çështje me bazë të mirë për t’u ngritur, i informojmë Prokurorinë. Nëse është e nevojshme, ne diskutojmë çështje specifike dhe ju sigurojmë të dhënat, që posedojmë. Zyra Kombëtare e Auditimit është e thirrur të ruajë dhe respektojë përgjegjësinë institucionale dhe mandatin ligjor të secilit institucion publik, edhe të Prokurorisë dhe nuk dëshiron të ndërhyjë në punën e tyre”, thuhet në përgjigjen e zyrës së Auditorit për gazetën “Kosova Sot”.

Duhet rregulluar korniza ligjore

Njohësit e fushës së të drejtës janë tepër kritikë me këtë mënyrë mosveprimi nga mekanizmat e drejtë- sisë. “Mjerisht deri tani është krijuar praktika abuzive e trajtimit të vlerësimeve të Auditorit të Përgjithshëm nga neni 136 i Kushtetutës ashtu që, ndër të tjera, ato, vlerësimet e konstatimet e tij diskutohen por nuk zbatohen masat kundër keqbërësve të identifikuar”, tha Riza Smaka për “Kosova Sot”.

Ai pret që qeveria e re e Kosovës me ligj ta bëjë të detyrueshëm trajtimin e këtyre rasteve edhe nga prokuroria e shtetit, gjë që deri më tani nuk ka qenë detyrim, por është lënë në pozitë asnjanëse. “Së andejmi, nga Qeveria e ardhshme, ngase kjo në dorëheqje ishte dështake e madhe, në procedurën legjislative, pritet të praktikojë propozime e t’i justifikojë për miratim të ndryshimeve dhe plotësimeve të akteve ligjore, veçanërisht, të akteve juridike të përgjithshme, me të cilat, ndër të tjera, do të përcaktoheshin obligime të sanksionuara referuar institucioneve publike përkatëse në radhë të parë Prokurorisë së Shtetit nga neni 109 i Kushtetutës, ashtu që detyrimisht Auditori të informohej përkitazi me procedimet dhe epilogët e rasteve të inkriminuara. Ndryshe aktualisht “vetëm hidhet guri në pus” por Auditori nuk ka informacione përkitazi me gjetjet abuzive në një anë dhe institucionet e Sistemit të Drejtësisë nuk janë të detyruara së paku jo shprehimisht për t’i proceduar sipas ligjit në fuqi rastet korruptive të identifikuara e aq më pak për të informuar Auditorin e Përgjithshëm për procedimin, epilogun e rastit, humbjen fizike – siç të lëndës apo lëndëve apo për parashkrimin eventual – alias!”, tha prof. Smaka.

FIDANISHTJA

Institucionet injorojnë raportet

Prof. i së drejtës Muhamet Kelmendi thotë se raporte të tilla ndaj të cilave nuk vepron prokuroria as gjykatat e kapura nga politika nuk dalin vetëm nga Zyra e Auditorit, por madje ka pasur edhe raporte të AKK-së, që kanë fokusuar shkelje akoma më të mëdha që ndërlidhen me mënyrën e pasurimit të vetë zyrtarëve të shtetit, por Prokuroria e Shtetit qëllimisht nuk i ka parë ato. “Ka vite që Zyra e Auditorit dhe AKK-së, që dalin me qëndrime dhe me informata, kuptohet edhe për shkeljet ligjore dhe për keqpërdorime të panumërta në çdo institucion, sikundër edhe me pasurinë që e kanë qeveritarët, gjyqtarët, prokurorët, si dhe zyrtarët e ndryshëm, por që fare nuk ndiqen nga ana e Prokurorisë dhe nuk kemi ose fare pak ka raste që hapen hetimet dhe paraqiten akuzat për shkeljet e tilla dhe pasurinë që e kanë zyrtarët, e që nuk mbulohet me të ardhurat e tyre”, ka theksuar ai. “Ka deputetë që kanë treguar vetë në AKK, ose që paraqiten shkeljet e rënda, sikundër edhe keqpërdorimet që bëhen nga deputetë, qeveritarë, gjyqtarë a prokurorë, anëtarë të bordeve, deri edhe te veprimtaritë private, si firmat e ndryshme, por që nuk hapen dhe nuk hetohen dhe as që dënohen”, tha Kelmendi për “Kosova Sot”.

Ai ka pohuar se ky fenomen i heshtjes më së miri tregon se në çfarë niveli jofunksional është shteti ligjor në vendin tonë. “Moshapja e kësaj çështjeje nga ana e prokurorisë nuk është ligjore dhe tregon se shteti nuk funksionon, dhe se korrupsioni e ka kapur ashpër vendin. Kjo gjendje duhet ndryshuar dhe luftuar fenomeni me shumë korrektësi”, potencoi Kelmendi.

Korrupsioni zinxhiror

Politologu Albrim Badallaj konsideron se realisht Prokuroria duhet ta ketë në prioritet, të merret edhe me lëndët që kanë të bëjnë me krimet ekonomike, meqë së bashku me korrupsionin janë arsyet kryesore pse vendi ka stagnuar në sferën e integrimeve, zhvillimin ekonomik dhe krijimit të një shteti ligjor. “Raporti i Auditorit, i cili përfshin analiza dhe të gjetura që prej institucioneve lokale deri tek ato qendrore, flet qartë për shkeljet flagrante të shume personave, ndaj të cilëve urgjentisht duhet të nisin hetimet dhe prokuroria ta bëjë punën e saj, për të cilën është e thirrur dhe paguhet nga taksat e qytetarëve të dinjitetshëm të këtij vendi”, tha Badallaj për “Kosova Sot”.

Analisti Gurakuq Kuqi thotë se në këtë rast ne po flasim madje për një institucion, i cili ka keqpërdorime renda vetes, e ndërsa auditon të tjerët, sepse sipas Kuqit edhe vetë ZAP-i ka keqpërdorime e korrupsion brenda saj dhe nuk mund të kërkojë llogari nga të tjerët. “Tashmë është bërë e kotë të flasim pse ky apo ai institucion nuk merr masa apo nuk e bënë punën e vet si duhet, sepse çdo gjë është e kapur dhe pjesë e krimit të organizuar, dhe është e kotë të presësh drejtësi nga ata që vetë e kanë bërë padrejtësinë”, theksoi ai. “Raporte kemi sa të duash, madje raporte edhe ndërkombëtare që janë shumë më të besueshme se këto vendore që sulmojnë vetëm “peshqit e vegjël”, por është e kotë, sepse këtij vendi i duhet një çrrënjosje e krimit dhe një betejë e paepur e qytetarëve të ndershëm të Kosovës kundër krimit, duhet jo të ndëshkohen vetëm me votë që të hiqen nga pushteti, por edhe me protesta të ashpra, përndryshe mafia nuk do të hiqet kurrë dhe do të mbesim vetëm një parajsë e krimit ku edhe inteligjenca do të ikë nga ky vend gjë që fort u konvenon kapësve, nuglaftësve dhe izolacionistëve uzurpokratë të shtetit”, tha për “Kosova Sot” analisti Gurakuq Kuqi, drejtor në Institutin për Studime Politike dhe Mediale

Dikush duhet të shkojë në burg

Njohësi i kësaj fushe, Hidajet Ahmeti, konsideron se edhe pse Zyra e auditorit gjeneral ka publikuar Raportin vjetor të auditimit të institucioneve publike, ky raport do të jëtë vetëm brenda suazave të diskursit publik, por nuk do të hetohet në vendin e duhur. “Kjo anomali është duke e përcjellë Kosovën në vazhdimësi, ky raport do të mbetet në sirtarët e Zyrës së Auditorit Gjeneral dhe në sirtarët e institucioneve publike. Prokuroria e Shtetit, e cila është nën kthetrat e politikës duhet të çlirohet nga politika dhe njëherë e përgjithmonë të zgjohet nga “gjumi dogmatik”, por kësaj duhet t’i prijë një vullnet politik. Sanksionimi i institucioneve publike e veçanërisht njerëzve, që kanë abuzuar më pozitën zyrtare dhe paranë publike përkthehet në disiplinim të institucioneve publike e veçanërisht zyrtarëve që janë pjesë e institucioneve publike”, potencoi ai. “Prokuroria e Shtetit e veçanërisht Zyra për krime të rënda ekonomike ka bazë të mjaftueshme për të filluar hetimet ndaj institucioneve publike dhe keqpërdoruesit dhe abuzuesit e pozitave zyrtare të përfundojnë prapa grilave”, tha Hidajet Ahmeti për “Kosova Sot”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.