FIDANISHTJA

Eltion Kastrati vetëm 12 vjeçar nënshkruan kontratë me FWK Würzburger Kickers

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Talenti gjilanas i lindur në Gjermani, Eltion Kastrati edhe pse është vetëm 12 vjeçar ka arritur të nënshkruaj kontratë me ekipin FWK Würzburger Kickers. Eltioni babain e ka pasur futbollist dhe ëndrra e tij është që të luaj njëherë për Kaolinin e Karaqevës.

Eltion Kastrati duke treguar lojëra të mirë dhe aftësi të jashtëzakonshme qysh në moshën 12 vjeçare ka arritur të sigurojë një kontratë me ekipin FWK Wuzburger Kickers të Gjermanisë.

Mobi Casa

Eltioni është i lindur në Gjermani kurse me prejardhje është nga Gjilani. Kontrata e tij erdhi pasi ishin testuar mbi 100 fëmijë nga shumë vende, kurse Eltoni ka arritur që nga sezoni i ardhshëm të luaj dhe të ushtroj me ekipin profesionist.

Por ëndrra e Eltionit është që të luaj njëherë për Kosovën, konkretisht të luaj për ekipin e Kaolinit të Karaqevës, aty ku prindi i tij e ka nisur karrierën./rajonipress/