Pse u harruan Xhevdet Shabani e Armend Thaqi nga përzgjedhësi Bernard Challandes ?
Futbollistët që luanin në futboll në Kosovë, më së shumti ishin gëzuar kur ishte pranuar futbolli i Kosovës në UEFA e FIFA, por me kalimin e kohës ata po zhgënjehen çdo ditë e më tepër me pozitën e tyre në Përfaqësuesen e Kosovës.
Ish-Përzgjedhësi, Albert Bunjaku me gjithë ndeshjet e zhvilluara asnjëherë nuk i ftoi futbollistët Kosovar që ndeshjet e tyre i zhvillojnë në futbollin e Kosovës , megjithëse një mundësi e tillë ka pas mundësi të realizohet por kurrë nuk u realizua, duke ju mbyllur dyert e “hekurta” futbollistëve vendor, duke i zhgënjyer e duke ju humbur edhe ambiciet e tyre.
Muharrem Sahiti ishte i vetmi që i mbështeti futbollistët vendor, por fatkeqësisht edhe ajo ndeshje nuk u zhvillua me Azerbejgjanin.
Federata solli një trajner jo të dëshmuar zviceranin, Bernard Challandes, një trajner jo të dëshmuar e me karrierë jo të bujshme futbollistike, ndërsa në tri vitet e fundit Challandes në pamundësi të gjente skuadër apo Kombëtare ai ishte marrë si Scout, ndërsa në konferencën e parë për shtyp patë deklaruar, “se Përfaqësuesja e Kosovës ka bërë vetëm lojë korrekte dhe nuk do të lejoj ti marrim nga 24 gola”, këto ishin fjalë pa strategji tjetër.
Në dy ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës që do të zhvillohen me Shqipërinë dhe Bregun e Fildishtë, Challandes përpos dy portjerve Bledar Hajdinin e Faton Malokun të cilët i ka ftuar për të qenë sa për sy e faqe si rezerve portierit të “pazëvendësueshëm” Samir Ujkanit, i cili fundin e karrierës së tij është duke e zhvilluar në Cremonese të Italisë, ndërsa në të gjitha ndeshjet e paraqitura asgjë më tepër se portierët vendor nuk ka treguar.
Në futbollin e Kosovës në këtë vit u zhvillua futbolli më cilësor sipas “analistëve”, duke qenë enigmë si për titull njashtu edhe për ekzistencë gjerë në minutat e fundit.
Nuk ka dyshim në këtë kampionat dy futbollistët ma kualitativ ishin Xhevdet Shabani i Dritës dhe Armend Thaqi i Gjilanit, të cilët kanë bërë diferenc të madhe me futbollistët tjerë pa i anashkaluar.
Xhevdet Shabani ka qenë futbollisti më meritor për titullin e Kampionit të Dritës, futbollist i cili vet ka vulosur fatin e shumë ndeshjeve duke qenë enigmë e pazgjidhur për shumë skuadra të Superligës, me golat e tij duke shënuar 10 gola dhe duke asistuar në 15 gola.
Ndërsa mbrojtësi i djathtë, Armend Thaqi i SC Gjilanit përpos që ka qenë mbrojtësi më i mirë në Superligë, ai ishte edhe golashënues 6 gola të shënuar dhe duke asistuar në 11 gola, duke u dëshmuar si një mbrojtës modern dhe lider ne fushë por edhe i respektuar edhe nga kundërshtarët.
Duhet të bëhet një pyetje se çka duhet të bëjnë këta dy futbollist më shumë për të qenë pjesë në Përfaqësuese, ndërsa edhe disa futbollist tjerë vendor e meritojnë së paku një ftesë, nuk është e ndershme dhe as sportive që futbollistët vendor të anashkalohen e t’ju shuhen shpresat, lirisht mund të themi se as futbollistët që po djersitin fanellën e Përfaqësueses së Kosovës nga ligat e tyre nuk janë aspak më të mirë se futbollistët vendor, këtë e kanë dëshmuar edhe rezultatet në fushë./rajonipress/


