ARKATANA

Ministria e Yagcilar, 44 mijë euro për dreka e darka

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se gjatë vitit që lamë pas Ministria e Administratës Publike vetëm për dreka e darka zyrtare ka shpenzuar hiç më pak se 44.457 euro. Sipas Auditorit, në pagesën e testuar në shumën 1.064 €, përveç faturës në të cilën përshkruheshin numrat e kuponëve fiskalë, nuk kishte dokumentacion mbështetës të mjaftueshëm, i cili tregon qartë qëllimin e drekës zyrtare ose listën e pjesëmarrësve, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Plot shkelje ka evidentuar Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin që lamë pas për Ministrinë e Administratës Publike (MAP), e cila është drejtuar nga Mahir Yagcilar.

Në këtë ministri Auditori ka gjetur se një pagesë në shumën e 1 mijë e 64 euroshe për shtrimin e drekave zyrtare nuk ka pasur asnjë dokumentacion për ta treguar qëllimin për kë është shtruar.

LEXO EDHE: Hetohet drejtori i spitalit ‘Isa Grezda’ në Gjakovë dhe disa zyrtarë të tjerë

Uji Dea

Por, kjo nuk është shkelja e vetme që Auditori ka evidentuar në Ministrinë që është drejtuar nga Mahir Yagcilarit.

Në MAP është nënshkruar një kontratë në shumën e 47 mijë e 988 euroshe në emër të shërbimeve të mirëmbajtjes higjienike në Pallatin e Drejtësisë, duke përdorur procedura të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë.

Duke u bazuar në raportin e Auditorit, të cilin e ka siguruar gazeta “Zëri”, thuhet se Ministria e Administratës Publike (MAP) shpenzon para nga buxheti i shtetit në shtrimin e drekave zyrtare, por nuk ofron dokumente përkatëse për qëllimin e tyre.

Ministria e udhëhequr nga Mahir Jagcilar, pavarësisht se i ka zvogëluar shpenzimet në dreka zyrtare gjatë vitit që lamë pas, nuk ka ofruar dëshmi për qëllimin e drekave të shtruara në vlerën e 1 mijë eurove, të cilat kanë mundur të mos jenë shpenzuar për aktivitete që zhvillohen brenda këtij institucioni.