Në Beguncë të Vitisë policia bastisë një shtëpi, konfiskon armë e municion
Gjilan – Me Urdhëresë të Gjykatës Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda, Policia e Kosovës, Njësitet e Hetimeve në Viti kanë realizuar Urdhëresën për bastisje në fshatin Beguncë, Komuna Viti, të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit Shqiptar Shtetas i Kosovës nën dyshimin se i njëjti posedon armë pa leje. Gjatë kontrollit personi ka pranuar se posedon dy armë dhe municion: një pushkë gjuetie, dhe 32 copë fishek të kalibrit 12 mm, dhe një revole EKOL Special 99 (me gaz) me një karikator të zbrazur dhe një karikator i një arme që sipas të dyshuarit ju është konfiskuar para vitit 1999.
Për pushkën e gjuetisë i dyshuari ka paraqitur lejen për posedim të armës me afat të skaduar. Me vendim të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit ka filluar procedura penale “Armëmbajtje pa leje” dhe procedohet në gjykatë në procedurë të rregulltë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


