Fundamenti

Çitaku: Gjuriq po gënjen

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, e ka quajtur të turpshme një video të prodhuar nga Qeveria e Serbisë, në të cilën deklarohet zyrtari për Kosovën, Marko Gjuriq.

Në videon e titulluar “Historia e vërtetë e Kosovë”, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, e shfaq Kosovën si një shtet të dështuar, ndërsa UÇK-në e quan organizatë kriminale.

Uji Dea

Për Vlora Çitakun, të gjitha faktet që prezantoi Gjuriq në këtë deklarim, janë të rreme.

“Meqenëse është pasdite e dielë, dhe ndodhi që të kisha kohë të lirë, dëgjova parodinë më të fundit të prodhuar nga Qeveria serbe për Kosovën. Faktet janë të gabuara, tërësisht. Një përpjekje e dëshpëruar për të rishkruar historinë. E turpshme për një vend që synon të jetë anëtar i BE-së”, ka shkruar Çitaku të dielën, në rrjetet sociale.