United Hospital

Pacolli: Askush nuk po merret me hallet e qytetarëve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, thotë se askush nuk flet për hallet e qytetarit, për varfërinë në rritje, për gjendjen e spitaleve dhe shëndetësisë sonë, për shkatërrimin e mjedisit, për hasmërinë e krijuar (nga politika) mes njerëzve dhe për izolimin tonë ndërkombëtar

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “qytetarët dhe hallet e tyre janë harruar, sikur mos të ekzistonin e nga ana tjetër tek akterët e “politikës” dominojnë vetëm konfrontimet rreth debatit, se kush do të jetë Kryeministër”.

Postimi i plotë i Pacollit:

“E kuptuat sa shumë premtuan në fushatë?

United Hospital

Vetëm shikoni lajmet nga politika, nga mëngjesi deri në orarin e syfyrit si debatohet vetëm rreth një DEBATI dhe kurrgjë tjetër. Askush nuk flet për hallet e qytetarit, për varfërinë në rritje, për gjendjen e spitaleve dhe shëndetësisë sonë, për shkatërrimin e mjedisit, për hasmërinë e krijuar (nga politika) mes njerëzve; për izolimin tonë ndërkombëtar. Pse, menjëherë pas fushatës, si me magji u zhdukën nga fjalët e politikanëve problemet dhe zgjidhjet që ofronin? Mos vallë u zhdukën problemet?

Jo, ato janë si një mal i madh para nesh. Qytetarët dhe hallet e tyre janë harruar, sikur mos të ekzistonin e nga ana tjetër tek akterët e “politikës” dominojnë vetëm konfrontimet rreth Debatit, se kush do të jetë Kryeministër.

Sa keq, sa e vrazhdët e sa primitive që nuk do të mjafton as lapsi e as letra për t’a shprehur këtë” (sic), ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.