ARKATANA

Porosia e Ardian Limanit e Kastriot Rexhës për Prishtinën

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në ndeshjen historike, të vlefshme për titull të kampionit e cila zhvillohet të dielën në qytetin e Pejës në mes Prishtinës e Dritës, e cila vulos fatin e Kampionit për kampionatin 2017-2018, ka zënë ethet e shumë dashamirëve të futbollit e në veçanti akterët e këtij dueli historik.

Kapiteni i Dritës, Ardian Limani, këtë ndeshje e quan të stërmbushur me emocione.
“Është një ndeshje me peshë tejet të rënd, është një ndeshje histori në vete dhe e stërmbushur me emocione, pasiqë tani e një kohë të gjatë temë e vetme tek dashamirët e futbollit është kjo ndeshje. Do të jetë një ndeshje më e vështira gjatë tërë kampionatit, por aspiratat tona dihen ashtu siç e filluam me fitore ashtu do ta përfundojmë pikërisht ndaj Prishtinës. Jemi të vetëdijshëm se nuk do ta kemi të lehtë, por të gjithë futbollistët ndihen të qetë dhe neve nuk na mbetet tjetër përveç ta aplikojmë lojën tonë që e kemi zhvilluar gjatë këtyre 32 javëve. Shpresoj që nga Peja të kthehemi me trofeun në dorë dhe t`i rikthejmë emocionet e vitit 2003”.

Ndërsa golashënuesi më mirë në radhët e “bardh e kaltërve”, Kastriot Rexha, i cili në dy ndeshjet e fundit nuk është aktivizuar për shkak të lëndimit në hundë, do të jetë i gatshëm dhe një adut i madh tek skuadra e Dritës në këtë ndeshje vendimtare.

FIDANISHTJA

“Jemi të vetëdijshëm se do të jetë një ndeshje e vështirë, por kampionët gjithmonë tregohen në këto ndeshje vendimtar, për ndryshe nuk do të ishte asgjë interesante, jam i gëzuar që do të jem pjesë e kësaj ndeshje historike për skuadrën e Dritës ndërsa nga vetja do të jap atomin e fundit të energjisë që së bashku me “Intelektualët” ta ndajmë gëzimin e shumë pritur me titull të kampionit, jemi të përgatitur për këtë sfidë historike dhe kjo ndeshje shpresoj se do të shkruhet në analet e historisë së klubit si fitues të kampionatit 2017/18”.

Se kush do të jetë ngadhënjyes i titullit të kampionit mbetet të shihet, Drita për t’ia arritur këtë qëllim nuk duhet lejuar kundërshtarin së paku të shënojnë fitore me dy gola diferencë, ndërsa të gjitha opsionet tjera janë në favor të Dritës./rajonipress/