Lila e Kaçe ndërrojnë skuadrat
Andi Lila dhe Ergys Kaçe pritet të bëhen me skuadra të reja gjatë kësaj vere.
Andi Lila dhe Ergys Kaçe janë emrat më të lakuar të shqiptarëve që vazhdojnë të qarkullojnë në mediat greke.
Situata nuk është aspak e ngjashme për dy mesfushorët e Kombëtares Shqiptare, por gjatë javëve të ardhshme priten zhvillime interesante në lidhje me ta.
Lila, i cili aktualisht është lojtarë i lirë, thuhet se ka ofertë nga skuadra e njohur greke, Panathinaikos.
Kurse, Kaçe, i cili nuk është në planet e POKU-ut, po kërkohet nga skuadra greke, Panionios dhe klubi qipriot, Apollon Limassol. /Express/

