Eko Higjiena

Grabitësit terrorizojnë biçiklistin, tentojnë t`ia marrin të hollat

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Më 14 maj 2018, rreth orës 22:15, në Gjilan, derisa viktima shqiptar shtetas i Kosovës ishte duke u kthyer me biçikletë për në shtëpi, në afërsi të shtëpisë së tij, besohet dy apo tre persona e kanë sulmuar fizikisht, ku kishin tentuar t’ia marrin çantën e dorës me të hollat. Viktima kishte rezistuar. Të dyshuarit kanë shtënë nga arma e zjarrit, fatmirësisht viktima nuk është qëlluar, të dyshimtit më pas kanë ikur me një veturë “Audi” e zezë, me targa vendore.

Të dyshuarit nuk kanë arritur të marrin të hollat nga çanta e viktimës. Viktima është dërguar në Emergjencë për tretman mjekësorë nga lëndimet e pësuara, besohet gjatë përleshjes me të dyshimtit. Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale së bashku me Krim teknikën kanë bërë procedimin e vendit të ngjarjes, janë kontaktuar dëshmitarë okularë të cilët kishin parë fqiun e tyre duke u kacafytur me tre persona të panjohur dhe kishin dëgjuar dy krisma të armës së zjarrit.

Uji Dea

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja, dhe një fishek i pa shkrepur, si dhe një predhë e armës – pistoletë. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi. Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/