United Hospital

Komiteti i Pronës i jep përkrahje nismës për ndërtimin e një shtëpi për fëmijët e braktisur

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komiteti për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë (KGJKP) e ka përkrahur nismën për ndërtimin e një Qendre për fëmijët e braktisur në Gjilan dhe i ka rekomanduar Kuvendit Komunal ridestinimin për këtë qëllim të një lokacioni në lagjen “Zabeli i Sahit Agës”, i cili më herët ishte ndarë për një shtëpi të pleqve, por projekti kishte dështuar.

Sadudin Berisha, drejtor për Kadastër, ka thënë se një shoqatë ekonomike-kulturore në Prishtinë, ka kërkuar bashkëpunim nga Komuna e Gjilanit, për ndërtimin e një Qendreje për fëmijët e braktisur, meqë kanë siguruar një donacion nga shteti i Kuvajtit.

I mbetet Kuvendit të Komunës që të miratojë vendimin për caktimin e lokacionit në lagjen “Zabeli i Sahit Agës”, në një pronë, e cila identifikohet në emër të Republikës së Kosovës e të cilën Kuvendi Komunal i Gjilanit, në vitin 2009 e ka shpallur zonë me interes të veçantë.

Ndërkaq, Drejtorisë së Gjeodezisë, Kadastrës dhe Pronës i mbetet për detyrë që t`i qaset ri-destinimit të kësaj parcele për nevoja të ndërtimit të një shtëpie për fëmijët e braktisur, ka thënë Berisha.

Mobi Casa

Kjo nismë është përkrahur nga anëtarët e Komitetit, Refik Shala (LDK), Fadil Hajdari (PDK) e Sami Ahmeti (LDK), kurse Arjeta Rexhepi (VV) ka thënë se ajo ka dyshime, meqë sipas saj, nuk është bërë një analizë e mirë e këtij projekti paraprakisht. Edhe

Venhar Haziri (LDK) tha se shumë gjera rreth këtij projekti janë të panjohura.

Kryesuesi Refik Shala ka thënë se duhet mirëpritur këtë investim, sepse zgjidh problemin e strehimit të fëmijëve të braktisur, deri në moshën 6-vjeçare si dhe krijon mundësi për hapjen e disa vendeve të punës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.