Uji Dea

Gjilani fatin e saj e përcakton në Gjakovë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Futbollistët e Gjilanit kanë dështuar në javën më vendimtare të Superligës në futboll, ata kanë barazuar me Drenicën me rezultat 1-1.

Barazimi i Gjilanasve është barabartë me humbje, pasiqë në javën e fundit se cila skuadër do të shkon në barazh përcaktohet në mes Vëllaznimit e Gjilanit në Gjakovë.

Në praninë e pak shikuesve në stadiumin e qytetit, futbollistët e Gjilanit mirë e filluan ndeshjen në minutën e 5-të, Fisnik Papuqi nga e majta harkon e Betim Haxhimusa me kokë nga 8 metra gjen rrjetën e portierit mysafir, Flamur Nezirit.

Në minutën e 20-të, Haxhimusa me kokë nga 5 metra gjuan por Neziri shpëton portën e tij.

Në një aksion të mirë të mysafireve në minutën e 25-të, Hysen Tahiri nga 12 metra barazon rezultatin në 1-1.

Në minutën e 39-të, Fuad Karabeg gjuan furishëm por pranë pingules së Nezirit .

UBT

Në minutën e 57-të, Armend Thaqi nga këndi gjuan për pak sa nuk e befason Nezirin e Drenicës, i cili me mund të madh dëbon topin mbi horizontale.

Në minutën e 65-të, Gëzim Rusi godet pingulen mysafire.

Betim Haxhimusa në minutën e 72-të, i vetmuar gjuan jashtë portës ndërsa në minutën e 75-të, godet me kokë horizontalen.

Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Alban Hyseni deklaroi:”Patëm shumë raste dështuam nuk i konkretizuam, jam shumë i zhgënjyer e kemi edhe një ndeshje me Vëllaznimin vazhdojmë me tutje”.

Ndërsa trajneri i Drenicës Sedat Pajaziti theksoi: “Ne matematikisht kemi siguruar mbijetesën, Gjilani luajti ma mirë e meritoi fitoren, futbollistët tanë dhanë maksimumin jam i bindur se Gjilani do të mbijeton në Superligë, ka futbollist cilësor dhe staf të mirë në klub”.

Në renditjen tabelare Gjilani pozicionohet në pozitën e 8-të, me 45 pikë ndërsa Vëllaznimi në të 9-të. me 43 pikë./rajonipress/