Dritën e ndau një minutë nga titulli
Gjilan – Në javën e parafundit të 32-të, Drita me mund të madh ka mposhtur skuadrën Trepcën’89 me rezultat 3-1. E gjithë vëmendja ishte përqendruar në ndeshjen Liria- Prishtina, pasiqë Drita ishte shumë afër të festonte titullin e kampionit, por 1 minutë para përfundimit të ndeshjes në Prizren, Prishtina shënon për t`i dhënë mundësi vetës që ndeshjen e fundit e cila zhvillohet në Pejë, në mes Prishtinës e Dritës të përcaktoj fatin e titullit, por Prishtina këtë ndeshje duhet ta fiton së paku me 2 gola diferencë.
Futbollistët e Dritës në pjesën e parë nuk ishin as hija e liderit, futbollistët mysafir në minutën e 4 kalojnë në epërsi, së pari Ilir Izmaku pason te golashënuesi më i mirë në Superligë, Oto Jon, i cili nga 14 metra e lenë të shtangur portierin e Dritës, Leutrim Rexhepin. Ky gol ishte dush i ftoftë për 3 000 shikues sa ishin mbledhur në shkallët e stadiumit në Gjilan.
Në minutën e 20-të, Shend Kelmendi gjuan nga 18 metra, Rexhepi i Dritës mbron. Katër minuta më vonë, Oto Jon i vetmuar dështon nga 12 metra. Në minutën e 26-të, kapiteni Arbër Patoku i vetmuar tenton ta paraballon Rexhepin e Dritës por nuk arrinë. Të vetmin rast futbollistët e Dritës e patën në minutën e 40-të, por Astrit Fazliu nga 3 metra ngatërrohet dhe nuk gjen portën e Hajdinit. Në pjesën e dytë futbollistët e Dritës treguan fytyrën e liderit, në minutën e 62-të, Krasniqi harkon Astrit Fazliu nga 2 metra mposht Hajdinin duke barazuar 1-1.
Në minutën e 69-të, pas tollovis Astrit Fazliu nga 13 metra mposht portierin Hajdinin, duke krijuar ambient spektakolar në shkallët e stadiumit nga “ Intelektualët”. Në minutën e 76-të, arbitri nga Gjakova Besnik Batalli akordon penallti, pasi në mënyrë të palejuar ndalet Drilon Musa, ndërsa në 3-1 nga penaltia i pagabuar ishte Fidan Gërbeshi.
Pas ndeshjes trajneri Dritës, Bekim Isufi ka deklaruar. “Ishte një ndeshje e vështirë, pësuam gol herët ndërsa në pjesën e dytë treguam karakter të madh dhe shënuam fitore të meritua, ndërsa tifozët për këtë fitore dhanë kontribut të madh”. Ndeshja e fundit zhvillohet në Pejë në mes Prishtinës e Dritës./rajonipress/


