Uji Dea

Hoti: Të dakordohemi për datën e zgjedhjeve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se tryezat të cilat i ka nis LDK janë bërë për të qartësuar se vendi është në krizë politike, transmeton “Zëri.info”.

Sipas Hotit këto tryeza kanë për qëllim dakordimin për datën e zgjedhjeve.

Postimi i plotë i Hotit:

Nje qartesim per tryezen e partive politike te nisur nga LDK

Uji Dea

Tryezat jane per te qartesuar se vendi eshte ne krize politike, per te dakorduar daten e zgjedhjeve dhe per tu pajtuar cfare dhe si duhet te punojne institucionet deri ne zgjedhje ne menyre qe mos te ngecin prapa proceset nacionale.

LDK nuk e pranon legjitimitetin e Qeverise qe nuk ka mbeshtetje te nevojshme minimale ne Kuvendin e Kosoves.

Po te kishte shumice parlamentare te qendrueshme, keto tryeza nuk do te kishin kuptim. Ne do te silleshim si opozite, e fuqishme por konstruktive.

Ne nuk e mbeshtesim qeverine e pakices asnje dite me teper. Cdo dite qe vendi qeveriset nga qeveria e pakices demet jane me te medha per vendin.