Në Pogragjë bastiset një shtëpi, policia konfiskon armë e municion
Gjilan – Me Urdhëresë të Gjykatës Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda, Policia e Kosovës, Njësitet e Hetimeve rajonale në Gjilan, kanë zbatuar këtë Urdhëresë, duke bastisur shtëpinë e të dyshuarit R.N., ku gjatë bastisjes kanë gjetur dhe konfiskuar një armë revole e tipit Ekol Special 99 kalibrit 7.65, si dhe një armë Automatike e kalibrit 7.62×39 , dhe 31 fishekë të kalibrit 7.62×39.
I dyshuari nuk është gjetur në shtëpinë e tij gjatë bastisjes dhe është në kërkim të Policisë së Kosovës njoftoj Ismet Hashani.
Rasti është cilësuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll e posedim të pa autorizuar të armës”. /rajonipress/

