A ka përfunduar stinori për Kastriot Rexhën?
Gjilan – Njëri ndër sulmuesit më të mirë në Superligën e Kosovës, qendërsulmuesi i Dritës, Kastriot Rexha, në javën e 31-të në ballafaqim me Lirinë e Prizrenit në fillim të ndeshjes pas një dueli me mbrojtësit kundërshtar ka thyer hundën, dhe është shumë vështirë t’ju ndihmoj shokëve në dy ballafaqimet e mbetura me Trepcën’89 dhe Prishtinën, ndeshje mjaft të rëndësishme për “bardh e kaltërtit” e Dritës.
“Nuk di çka t’ju them, hundën e kam të lënduar jam nën terapi por sipas të gjitha gjasave për mua ka përfunduar ky kampionat, kur i kemi edhe dy ndeshje mund të them finale për klubin tonë”, ka bërë të ditur Rexha mjaft i mërzitur.
Shtatlarti Rexha, ka besim të madh tek bashkëlojtarët e tij se në fund do t`i gëzohen titullit të kampionit.”Janë dy ndeshje tejet të vështira mirëpo bashkëlojtarët e mijë janë të përgatitur maksimalisht për këto dy ndeshje, shpresoj se gjithçka do të përfundon në mënyrën tonë pasiqë jemi skuadra më e mirë në Supërligë dhe më e organizuara. Unë me zemër do të jem pranë bashkëlojtarve të mijë në këto momente tejet të vështira për mua por kështu e paska dashtur fati dhe më vjen shumë keq edhe nga shokët, kryesia e tifozët”.
Qendërsulmuesi Rexha, gjerë më tani ka shënuar 14 gola dhe do të jetë hendikep për mos paraqitjet e tija në dy ndeshjet e fundit.
“Të gjithë golat i kam shënuar nga loja, nuk e kam pasur prioritet të jem golashënues i Superligës por kur të arrish diçka ke dëshirë që ta përfundosh gjerë në fund”.
Rexha i mërzitur dhe me fashë në hundë ka edhe një porosi për tifozët “Intelektualët”.
“Faleminderit për gjithçka nga ana e tifozëve, kërkoj nga ju në këto dy ndeshje të përkrahni skuadrën për të përmbyll atë çka kemi synuar të gjithë dhe uroj që së bashku në fund ti gëzohemi titullit të kampionit”.
Shpresoj se lëndimi i Rexhës nuk do të jetë shumë i rënd, ai në orët e pasdites së sotme do të ketë edhe një kontroll finale për gjendjen e tij shëndetësore./rajonipress/


